Nauru i dha fund lidhjeve diplomatike me Tajvanin, duke e lënë Taipein me vetëm 12 aleatë zyrtarë në botë. Kjo është bërë e ditur në një deklaratë të qeverisë së shtetit të vogël ishullor të Paqësorit, i cili shpall njohjen zyrtare të Republikës Popullore të Kinës.
Presidentja në largim, Tsai Ing-wen, nënvizoi partneritetin “të ngushtë dhe besnik” të ishullit me SHBA-të. Delegacioni mbërriti në ishull me iniciativën e administratës së Presidentit Joe Biden, për të takuar politikanë të nivelit të lartë.
Delegacioni nga Uashingtoni konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e fortë dhe të palëkundur dy partiake të SHBA-ve për Tajvanin. Taipei i kërkoi Kinës të “përballet me realitetin dhe të respektojë rezultatet e zgjedhjeve”, ndërsa Pekini paralajmëroi se çdo lëvizje në favor të pavarësisë do të “dënohet ashpër”.
