Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Turqi/ Nga sot turistët që duan të hyjnë në Hagia Sophia duhet të paguajnë biletën 25 euro!

22:14 / January 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhamia e sofisee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga sot, e hënë (15 janar), hyn në fuqi vendimi i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë për vendosjen e biletës së hyrjes për në Hagia Sophia për turistët e huaj .

Ministria ka përfunduar ndarjen e hyrjeve për ata që do ta vizitojnë atë për qëllime kulturore apo turistike. Tarifa e hyrjes për të huajt që hyjnë në xhaminë historike për qëllime turistike është 25 euro.

Në një njoftim lidhur me këtë nga Ministria Turke e Kulturës dhe Turizmit thuhet: “Në kuadër të restaurimit dhe mbrojtjes së monumentit të nisur nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Ersoy, është planifikuar të vendoset një biletë për vizitorët dhe do të vihet në funksion më 15 janar. Gjithashtu, janë instaluar kamera sigurie, sisteme për zbulimin e zjarrit dhe sisteme të njoftimit emergjent, ndërsa janë marrë masa mbrojtëse përgjatë rrugës së vizitës së xhamisë”.

Në të njëjtin njoftim theksohet se “qytetarët e Republikës Turke që do të vizitojnë xhaminë do të vazhdojnë të hyjnë pa pagesë përmes hyrjes së parashikuar për këtë arsye”.

Në raportet e shtypit turk theksohet se punimet e pastrimit së mbulesave të mermerit dhe kangjellave prej druri në dyshemenë e galerisë së monumentit janë kryer pas miratimit dhe mbikëqyrjes së komisionit shkencor kompetent. Gjithashtu, me një sistem të veçantë kufjesh dhe me një kod QR, vizitorët do të mund të informohen për monumentin në 23 gjuhë në një mjedis të qetë pa i shqetësuar pelegrinët që do të luten në të.

bilete hagia sophia turistet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.