Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

50-vjeçari shqiptar që vrau kuantin në Greqi: E futa në shtëpi, por ai njeri më shkatërroi fëmijën

09:30 / January 16, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
a 118 752x423 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Po bërtisja sepse më përdhunove fëmijën dhe ai po tallej me mua! Unë e futa në shtëpinë tim, e ndihmova financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”,-tha 50-vjeçari shqiptar i cili vrau kunatin. Erion Pevilanin sepse i kishte përdhunuar të bijën prej 9 vitesh. 50-vjeçari, i cili u la në masën e sigurisë ”arrest shtëpie” përshkroi makthin e nisur më 7 janar, ku u informuar nga pronarja e vajzës së tij se qiraja e banesës në qyteti ku ajo studionte nuk ishte paguar. Vajza e tij ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos dhe kur ai si baba kërkoi shpjegim, nuk mori përgjigje. Ai nuk arriti ta merrte dot në telefon dhe shkoi në shtëpi për të takuar dy vajzat e tij.

Në bisedën mes babait dhe vajzës, nga 18-vjeçarja u zbulua se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t’i zbulonte familjes dhe gjithë botës foto të tyre intime. Pa i zbuluar personin që e ka dhunuar dhe shantazhuar, 50-vjeçari ka mbështetur vajzën e tij dhe i ka qëndruar në krah. Ai nuk e mendoi për asnjë moment mjedisin e mbyllur shoqëror ku jetonin dhe i kërkoi të bënte padi, ndërkohë që i kërkoi një psikolog.

Në ato momente ”toka iu shemb” ndër këmbë dhe fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite. Ai u fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij, sipas raportimeve të tij tek zyrtarët e gjykatës. Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht, mësohet të ketë thënë ai. Ai nuk e ka telefonuar vetë 33-vjeçarin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por i ka thënë gruas së tij që ta telefonojë vëllain e saj dhe i ka kërkuar që ta ndihmojë të ndryshojë gomën e makinës pranë hyrjes së Volos.

33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës. “Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari kur e pa. Ai pavarësisht se e ka parë armën që po mbante kunati i tij, jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por përkundrazi ka buzëqeshur me hidhërim dhe duke vrapuar, duke ndryshuar vazhdimisht drejtime, ka tentuar ta sulmojë dhe t’i rrëmbejë armën.

Si e përshkruan ai vrasësin?

Për t’u mbrojtur, 50-vjeçari ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai ka rënë përtokë. Por ai u ngrit dhe e sulmoi përsëri! 33-vjeçari – sipas asaj që ka dëshmuar autori, tentoi t’i hiqte armën nga dora dhe më pas gjatë përleshjes ka tërhequr këmbëzën dhe e ka qëlluar për vdekje. Ai u kthye në Volos, shkoi në shtëpinë e vajzës së tij pa treguar se çfarë kishte ndodhur dhe prej andej shkoi në zyrën e avokatit të tij dhe thirri policinë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Më pas u dorëzua.

50-vjeçari shqiptar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Greqi, të miturit pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin nën moshën 15 vjeç

10:00 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026

Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS

09:50 / October 14, 2026

Të armatosur dhe të maskuar si policë vodhën 3 mijë euro në banesën në Elbasan, shpallen në kërkim tre autorët

09:48 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.