Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Serbi/ Mijëra persona protestojnë kundër rezultatit zgjedhor

22:00 / January 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
serbi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mijëra mbështetës të opozitës kanë marshuar të martën në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, në një protestë kundër Qeverisë, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve të muajit të kaluar. Ai proces zgjedhor është përshkruar si jo i drejtë, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë.

Partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka fituar 46.72 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale.

Mirëpo, një mision ndërkombëtar vëzhgimi ka thënë se SNS-ja ka siguruar avantazh të padrejtë përmes paragjykimeve mediale, ndikimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe parregullsive zgjedhore, përfshirë blerjen e votës.

Vuçiq dhe aleatët kanë thënë se zgjedhjet janë qenë të drejta. Marshi është organizuar edhe për të shënuar përvjetorin e gjashtë të vrasjes së Oliver Ivanoviçit, politikanit serb të Kosovës.

Ivanoviç është vrarë para zyrës së partisë së tij, më 2018, në Mitrovicë të Veriut. Hetimet për vrasjen e Ivanoviqit janë duke vazhduar në Kosovë dhe Serbi.

Në një adresim para turmës, Marinika Tepiç, lidere e aleancës Serbia kundër Dhunës (SPN), e cila ka dalë e dyta në zgjedhje, ka thënë se opozita vazhdon të jetë e vendosur për të kontestuar rezultatin zgjedhor.

“I gjithë planeti e di, e kemi zënë atë [Vuçiqin], i cili nuk guxon të dalë para popullit të vet”, ka thënë Tepiq, e cila javën e kaluar ka hyrë në grevë dyjavore për të protestuar rezultatin zgjedhor.

Opozita ka thënë se dëshiron që të anulohen edhe zgjedhjet në Beograd.

Të hënën, Millosh Vuçeviç, udhëheqës në SNS, ka thënë se votimet në Beograd mund të përsëriten, nëse askush nuk arrin të krijojë koalicion dhe të sigurojë shumicën në kuvendin komunal.

Me një popullsi prej 1.4 milion banorëve, Beogradi përbën rreth një të katërtën e elektoratit në Serbi dhe udhëheqësi i kryeqytetit konsiderohet si një prej zyrtarëve më me ndikim në shtet.

serbi Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Uragani Isaias godet Florida-n, erërat arrijnë 169 kilometër për orë, mbi 500 mijë familje mbeten pa energji elektrike

17:41 / October 10, 2026

Zelensky: Finlanda do ta furnizojë Ukrainën me municione për avionë F-16 në ditët në vijim

17:01 / October 10, 2026

Putin: Shitjet e naftës ruse në SHBA dhe tregjet globale, përfitime për ekonominë botërore

15:41 / October 10, 2026

Të rinjtë izraelitë djathtas, trauma e 7 tetorit ndikon votën e parë, siguria përpara ekonomisë dhe paqes

14:41 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.