Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqiptari që vrau kunatin: E përdhunonte vajzën në prani të djalit të mitur, donte që të vriste veten

08:26 / January 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erjon dhe Fatmiri 631x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Babai 50-vjeçar Fatmir Talellari, i cili vrau kunatin e tij Erjon Pelivani, pasi i përdhunoi për nëntë vite vajzën e tij, sipas medieve greke, ka rrëfyer se viktima përdhunonte vajzën e tij në dhomën ngjitur, ku ndodhej dhe djali i tij i mitur, tashmë 9-vjeç.

“Vajza ime më tregoi se kur u përdhunua nga kunati im, ishte i pranishëm edhe djali im i vogël, i cili tani është nëntë vjeç dhe të cilin kunati e la vetëm në dhomën tjetër, ndërsa mbyllte me kyç derën e dhomës ku ishte me vajzën time”, thuhet në dëshminë e tij babai 50-vjeçar.

50-vjeçari pohoi gjithashtu se vajza e tij arriti në pikën ku mendonte dhe vetëvrasjen pas asaj që kaloi nga xhaxhai i saj 33-vjeçar. ”Vajza ime, e cila është jetime nga nëna e saj, ka absolutisht nevojë për mua. Duhet ta mbështes atë psikologjikisht dhe financiarisht pasi ajo është e shkatërruar emocionalisht dhe ka arritur në pikën ku ka tentuar dhe vetëvrasjen. Nuk e dija, më tha mësuesja e saj dhe psikologu”.

50-vjeçari theksoi se jetesa e tij dhe e familjes së tij, në radhë të parë fëmija i tij i mitur 9 vjeç dhe vajza e tij studente në Universitet, varen ekskluzivisht nga puna e tij, pasi nuk kanë asnjë të ardhura të tjera.

Sipas mjekes psikiatre që ka ekzaminuar 18-vjeçaren, para vrasjes së ndodhur më 9 janar, ajo ka konstatuar se vajza vuan nga stresi post-traumatik, pas vitesh abuzime seksuale të përsëritura, përdhunimi dhe shantazhi, ndërsa ajo monitorohet çdo ditë dhe ka nevojë për trajtim të menjëhershëm.

fatmir Talellari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllja e Kapitullit 20/ Rama ndan momentet kryesore të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

09:35 / October 14, 2026

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut me strukturë druri. Banorët hedhin ujë nga ballkonet

22:40 / October 13, 2026

19 të lënduar nga protesta/ Gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

22:01 / October 13, 2026

Konferenca Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria një hap më pranë mbylljes së negociatave

21:19 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.