Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Situata nga gripi, Çomo: Jo panik, vaksinimi thelbësor për parandalimin e komplikacioneve

10:34 / January 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Najada Como
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke folur për situatën në vend nga gripi, mjekja Najada Çomo, shefe e spitalit Infektiv thekson se nuk ka vend për panik, por ka vend për t’u sensibilizuar. Çomo thekson se ata persona që nuk janë vaksinuar dhe kryesisht ata që kanë sëmundje kronike të nxitojnë për t’u vaksinuar. Po ashtu mjekja shton se ata persona që janë të sëmurë të ulin kontaktin me persona të tjerë.

Deklarata e plotë

Duke qenë se jemi në stinën e dimrit, një nga sëmundjet që kemi është gripi ose infeksione të ndryshme të rrugëve të frymëmarrjes duke filluar nga sekrecionet nga hundët, nga kolla, nga dhimbja e fytit apo nga pjesa e prekjes së mushkërive siç është pneumonia.

Ajo çka unë dua të them është që numri i pacientëve që paraqiten pranë Shërbimit Infektiv është më i shtuar se sa muaji dhjetor dhe natyrisht në Shërbimin Infektiv vijnë pacientë me sëmundje të ndryshme ku tani peshën më të madhe e mbajnë ata persona që janë të sëmurë me infeksione të rrugëve respiratore, kryesisht në pjesën e gripit.

Nuk ka vend për panik, por ka vend për t’u sensibilizuar shumë më tepër ndaj kësaj sëmundje dhe sensibilizimi është në dy aspekte. Së pari, ata persona që nuk janë vaksinuar dhe kryesisht ata që kanë sëmundje kronike të nxitojnë për t’u vaksinuar dhe grupi i të sëmurëve kronikë janë diabetikët, janë ata që kanë sëmundje gjaku, ata që kanë sëmundje kronike të mushkërive, ata që kanë sëmundje të veshkave kronike dhe shumë sëmundje të tjera.

Dhe kategoria tjetër është ata persona që janë të sëmurë, të ulin kontaktin me persona të tjerë, pra mos të takohen me njerëz që kanë këto lloj infeksionesh të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes për arsye se gripi apo infeksionet aktuale që kemi, janë shumë të përhapshme nëpërmjet komunikimit të afërmt, nëpërmjet dhënies së dorës.

Pra duhet ulur veç pjesës së vaksinimit, duhet ulur takimi ose minimizuar takimi me njerëz të sëmurë për arsye se je burim i madh infeksioni për persona të tjerë. Dhe sigurisht jo të gjithë personat që vijnë në spital kanë nevojë për ndihmën e spitalit. Një pjesë e tyre duhet të drejtohen pranë mjekut të familjes i cili është stacioni i parë ku personi merr ndihmën mjekësore

Çomo grip
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.