Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Allegri thumbon keq Interin: Hajdutët ikin para

13:21 / January 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
allegri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juventusi morri fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha kompeticionet kundër Sassuolos. Interi tani është vënë nën presion. Trajneri Allegri ka thumbuar rivalët në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Duhet të fitosh ndeshjet, kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Nuk ishte një ndeshje e thjeshtë sepse Sassuolo gjeti zgjidhje që na vunë në vështirësi, duke e detyruar Szczesny-n të bënte dy pritje të mira. Kemi 49 pikë dhe po mendojmë për Leccen, të punojmë dhe të qëndrojmë të heshtur.

Të luash kundër Sassuolos është gjithmonë e vështirë, sepse ta prish lojën. Ishte e rëndësishme të bënim presion, djemtë e menaxhuan mirë ndeshjen. Yldiz? Janë të paktë ata që ndalojnë topin dhe pasojnë si ai. Ai rrallë gabon dhe ka cilësi të lindura. Shumë shpejt do të vijë një moment kur ai nuk do të jetë kaq mirë, sepse është shumë i ri. Jam i lumtur me rikthimin e Chiesas dhe pres edhe më shumë prej tij.

Vlahovic po rritet dhe po piqet. Me Frosinonen luajti keq për 30 minuta. Ndaj Sassuolos luajti në një mënyrë më të kthjellët dhe të qetë dhe kjo u pa qartë. Ai ka cilësi dhe koha është në anën e tij. Derbi me Interin? Duhet të qëndrojmë të qetë. Është një ndeshje e vështirë jashtë fushe ndaj Lecce, por ndërkohë ne e kemi lënë vendin e pestë me 16 pikë prapa. Nuk po mendojmë për Derbin e Italisë, por për Leccen. Është si ajo loja me policët dhe hajdutët, ku hajdutët ikin dhe rojet i ndjekin”, deklaroi Allegri.

allegri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.