Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nga 1 Shkurti korsi e shpejtë për kamionët në kufirin mes Serbisë e Maqedonisë së Veriut

18:48 / January 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vucic Kovacevski
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga data 1 shkurt kamionët do të kalojnë shumë më shpejt në vendkalimin kufitar mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në Preshevë-Tabanovc për shkak të ndryshimit të procedurave në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”. Pritet që liderët Vuçiç, Kovaçevski të diskutojnë të hënën në Shkup jetëzimin e marrëveshjeve të tjera pjesë e kësaj iniciative rajonale.

Ky zhvillim shënon fillimin e zbatimit të Protokollit për Zbatimin e Memorandumit për Masat për Përmirësimin e Lëvizjes së Njerëzve dhe Mallrave mes shteteve pjesë e iniciativës Ballkani i Hapur. 

Në hyrje të territorit doganor të Maqedonisë së Veriut do të regjistrohet vetëm kalimi i kufirit dhe mbërritja e mallit.

E njëjta gjë do të zbatohet edhe në rastin e eksportit nga një vend në tjetrin, me faktin se në atë rast është e nevojshme të pajiset me një deklaratë eksporti të shoqëruar me një vërtetim të peshimit të mallit të vërtetuar me vulën e administratës doganore të vendit.

Kur automjetet do të hyjnë në territorin doganor të Republikës së Serbisë ose Republikës së Maqedonisë së Veriut, do t’u njihet certifikata e peshimit të ngarkesës, si dhe dokumentacioni shoqërues i tranzitit i vërtetuar me vulën e administratës doganore fqinje, e cila është një parakusht kryesor për shpejtësi të konsiderueshme.

Ngarkesa e shoqëruar me certifikatë peshimi të vulosur nga autoritetet doganore dhe dokument përcjellës tranziti me MRN për procedurë të përbashkët tranziti – T1 do të kete shiritin e posaçëm të trafikut të shënuar “Ballkan i hapur” dhe “Tranzit” në vendkalimin kufitar.

Në kufi do të ketë një korsi të dedikuar për çdo transportues, eksportues apo importues të regjistruar në një nga shtetet anëtare te nismës “Ballkani i Hapur”, si dhe për të gjithë mbajtësit e statusit të Subjektit Ekonomik të Autorizuar nga cilido nga shtetet pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.

Maqedoni serbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.