Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vendimi i Strasburgut për çështjen “Hysa”/ Masa e paraburgimit nga gjykatat shqiptare shkel Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut

19:11 / January 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
strasburg 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vendim i Gjykatës së Strasburgut tregon se si vendimet e gjykatave shqiptare për përdorimin e masave të paraburgimit mbi të akuzuarit, janë aplikuar jashtë kritereve ligjore dhe në shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Konkretisht, në çështjen “Hysa kundër Shqipërisë”, një shtetase shqiptare, e cila ishte mbajtur në paraburgim me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pretendonte pranë GJEDNJ, se kishin munguar arsyet e duhura dhe të mjaftueshme nga gjykatat vendase për të justifikuar paraburgimin e saj.

Më herët, kërkuesja kishte apeluar masën ndaj saj në gjykatata vendase, me pretendimin se paraburgimi nuk ishte i justifikuar dhe as proporcional. Mungesën e justifikimit Znj. Hysa e bazonte në faktin se ajo ishte vetë-dorëzuar pranë policisë dhe rreziku i arratisjes së saj nuk ekzistonte, pasi ishte e martuar me një oficer policie dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël.

Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata Europiane i jep të drejtë ankueses dhe del në përfundimin se është shkelur neni 5 pika 3 i konventës europiane për të drejtat e njeriut (nen që lidhet me lirinë dhe sigurinë), pasi gjykatat vendase nuk kanë dhënë arsyet e duhura dhe të mjaftueshme për periudhën e parë të burgimit të kërkueses.

Vetëm rëndësia e veprës penale sipas GJEDNJ, nuk mjafton për të sjellë paraburgimin. GJEDNJ argumenton se burgimi kërkon dyshim të arsyeshëm dhe se rreziku i mundshëm i arratisjes nuk ishte adresuar siç duhej nga gjykatat shqiptare. Në këto kushte, gjykatat shqiptare nuk kanë ofruar arsye të rëndësishme dhe të mjaftueshme për paraburgimin e kërkueses, duke sjellë shkeljen e nenit 5 të KEDNJ nga ana e tyre.

“Sipas praktikës gjyqësore të konsoliduar të gjykatës, mbështetur në nenin 5 pika 3, vijimi i një dyshimi të arsyeshëm është kusht “sinë qua non” për vlefshmërinë e paraburgimit. Por pasi ka kaluar një kohë e caktuar – që do të thotë që prej vendimit të parë gjyqësor që urdhëron arrestin me burg, ai nuk është më i mjaftueshëm. Atëherë gjykata duhet të vendosë nëse ka arsye të tjera që vijojnë të justifikojnë privimin e lirisë…”, thuhet në vendim. “Justifikimi për çfarëdo periudhe burgimi, pavarësisht se sa e shkurtër ka qenë kjo periudhë, duhet të demonstrohet në mënyrë bindëse nga autoritetet”, thotë GJEDNJ.

gjykatat Konventën Europiane tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026

Policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit para Kryeministrisë

15:59 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.