Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, ndërsa ju një pushtim të brendshëm”/ Berisha mesazh mbështetësve nga dritarja

19:18 / January 17, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha dritare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aksionin e “Rithemelimit”, kreu i këtij grupi, Sali Berisha, e krahasoi këtë herë me betejën e kryesuar nga heroi kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, kundër armikut.

Duke iu drejtuar mbështetësve që u mblodhën këtë pasdite poshtë banesës së tij, Berisha tha se demokratët janë në betejë me “pushtimin e kryeministrit Edi Rama. “Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po luftoni një pushtim të brendshëm më barbar se sa çdo pushtim tjetër që kanë njohur shqiptarët’, tha ish-kryeministri, në fjalimin e radhës nga dritarja e shtëpisë.

“Sot, shqiptarët kudo që janë, nderojnë me adhurimin më të madh, prijësin e tyre të përjetshëm, Skënderbeun, në lindjen e përjetësisë së tij. Miqtë e mi, Skënderbeu i doli zot Shqipërisë dhe kombit në një kohë kur rajoni dhe Europa dridhej para fuqisë së perandorisë otomane.

Ky shqiptar, ky atdhetar, ky princ i lirisë, besoi tek shqiptarët, besoi tek trimëria dhe guximi i tyre, besoi te forca dhe fuqia e armëve të tyre dhe bëri beteja për 25 vite me radhe, të cilat bënë historinë e kohës, jehuan në të katër anët e planetit dhe Skënderbeu mori përjetësinë.

Natyrisht ajo kohë ishte kohë perandorish, ishte kohë shekuj më parë, por Skënderbeu mbetet për çdo shqiptar, frymëzimi i tij.

Skënderbeu mbetet engjëlli që ruan Shqipërinë dhe shqiptarët në çdo kohë. Skënderbeu i vetëm, por u ngrit dhe mundi një perandori. Forca e vërtetë e tij qëndronte në të vërtetat që mbronte. Në idealet për të cilat ai luftonte dhe luftoi. Ndaj dhe për ne, ai është dhe mbetet frymëzuesi i çdo shqiptari, që beson të vërtetën, që është i vendosur të sakrifikojë për të.

Ju jeni të pathyeshëm sepse po mbroni të vërtetat e mëdha të kombit. Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po luftoni një pushtim të brendshëm më barbar se sa çdo pushtim tjetër që kanë njohur shqiptarët.

Po luftoni një pushtim të brendshëm si pushteti i një kryehajduti që në 8 vite varfëroi, mjeroi duke vjedhur shqiptarët në mënyrë të pamëshirë dhe duke u pasuruar vetë me miliarda, me qeveritarët e tij, me suitën e tij. Edi Rama me regjimin e tij në 8 vite rrokullisi shqiptarët në njerëzit më të keqpaguar në rajon. Prej muajsh e muajsh është dërguar në parlamentin e krimit ligji për minimumin jetik në mënyrë që shqiptarët të mos vuajnë për vaktin e ushqimit. Por ky ligj refuzohet sepse Edi Rama e di se duke i varfëruar shqiptarët, ata ose nënshtrohen gjithnjë e më shumë, ose largohen nga vendi i tyre”.

Gjergj Kastriot Skënderbeu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këngëtari Kanye West pritet në Kryeministri nga Rama dhe ministri Gonxhja pak para koncertit në Tiranë

18:40 / July 11, 2026

Rama: Kemi pasur sukses në negociatat me BE! Tre kapitujt e parë i mbyllim me 14 korrik

17:37 / July 11, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

“Po me Rozafën çfarë keni o patriota”, sulm online edhe Kalasë së Shkodrës, Rama: T’i përzëmë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin?

13:54 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.