Deputetet dhe gratë e vajzat e forumit të gruas së Partisë Demokratike, zhvilluan të enjten një tubim në kryesinë e Kuvendit, kundër dhunës së ushtruar nga kryetari i Grupit të PD Gazment Bardhi dhe Deputeti i Rithemelimit Flamur Noka, karshi kryetares së Komisionit të medias Flutura Açka.
Sipas tyre, duhet të ndalet dhuna ndaj grave e vajzave dhe të fillojë nga kuvendi
“E patolerueshme dhuna verbale, gjuha linçuese dhe bulizuese, të dënueshme akuzat dhe veprimet të cilat kishin qëllim intimidimin dhe ndalimin e deputetëve të Partisë Demokratike për të kryer detyrën e tyre, atë detyrë për të cilën janë zgjedhur nga qytetarët shqiptarë”, tha Taulanda Jupi, Sekretare e PD për gruan.
“E patolerueshme dhuna verbale dhe fizike që ushtrohet vazhdimisht në Kuvendin e Shqipërisë, institucioni ku duhet të përballen ide dhe alternativa që i shërbejnë mirëqenies, mbrojtjes fuqizimit dhe mirë-arsimimit të çdo gruaje dhe çdo vajze”, vijo ajo..
