Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Muzhaqi: Kodimi në shkolla, një praktikë e suksesshme për të vegjëlit tanë

10:36 / January 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
S R0648
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nxënësit e 300 shkollave 9 vjeçare në Shqipëri janë bërë pjesë e projektit pilot të kodimit. Kjo nismë i prezanton fëmijët me logjikën e kodimit që në hapat e para të formimit të tyre, nëpërmjet lojrave edukative. Ministri i Shtetit për Rininë dhë Fëmijët, Bora Muzhaqi takoi sot nxënësit e vegjël të shkollës “Dhora Leka” në Tiranë, për të parë nga afër se si po zbatohet program i kodimit dhe si e kanë pritur fëmijët këtë mënyrë të re të të nxënit.

“Kemi kohë që punojmë për ta bërë të mundur një program të tillë. Është e rëndësishme të kuptojmë në kohë nevojat e brezit të ri dhe të prezantojmë metoda të nxëni të reja e tërheqëse për të vegjlit tanë. Kodimi që në fillimet e shkollës nxit zhvillimin, mënyrën llogjike të zgjidhjes së problemeve dhe i përgatit nxënësit për t’u përshtatur me digjitalizimin. Për ne është kënaqësi të shohim se sa ndikim pozitiv ka ky projekt dhe po punojmë që ta zgjerojmë edhe më tej”,-tha Muzhaqi.

Kodimi për nxënësit mësohet përmes një loje logjike, të krijuar posacërisht për të nxitur mendimin kritik që në moshë të vogël. Lënda e kodimit duket të jetë nga më të pëlqyerat për të vegjlit e shkollës “Dhora Leka”. Mësuesit tregojnë se kjo lëndë ka ndikuar pozitivisht edhe tek zhvillimi i nxënësve në lëndët e tjera, sic tregojnë edhe notat e tyre.

Kodimi në shkolla ka filluar zbatimin në vitin 2022. Aktualisht po zbatohet në klasat e para të 300 shkollave publike dhe 40 shkolla jopublike në Shqipëri. Ndërkohë, projekti po pilotohet për klasat e dyta në rreth 100 shkolla në të gjithë Shqipërinë, të pajisura të gjitha me laboratorë inteligjentë. Mësuesit që japin lëndën trajnohen rregullisht për të qenë të përditësuar më metodat e posaçme didaktike që kjo lëndë kërkon.

bora muzhaqi Ministri i Shtetit për Rininë dhë Fëmijët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.