Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

 Në 2024 përfundon linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas

14:42 / January 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlcsnap 2024 01 19 14h38m12s034 e1705671571231 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Programi i Reformave Ekonomike 2024 -2026 për sektorin e transportit i jep prioritet zgjerimit të sistemit hekurudhor, krahas modernizimit të transportit urban dhe nxitjes së elektrifikimit të transportit rrugor.

Sipas dokumentit të miratuar nga qeveria, numri i makinave në Shqipëri po rritet nga viti në vit, duke çuar në nivele më të larta të ndotjes së ajrit, ndërkohë që zbatimi i masave në sektorët e sipërpërmendur konsiderohen zgjidhje për ta bërë transportin, përfshirë transportin e mallrave të rrezikshme, më të qëndrueshëm, më të gjelbër, më të zgjuar dhe të përballueshëm. Në këtë kuadër, për transportin hekurudhor janë parashikuar disa aktivitete për periudhën 3-vjeçare, teksa për vitin 2024 parashikohet finalizimi i punimeve rehabilituese në seksionin kryesor të linjës hekurudhore Tiranë – Durrës, si dhe linja e re hekurudhore me aeroportin e Rinasit.

Kosto totale për këtë linjë hekurudhore është 90.45 mln euro, teksa pas prishjes së stacionit në Tiranë, zgjatimi i linjës hekurudhore (4 km) deri në Bulevardin e Ri të Tiranës me një terminal të ri hekurudhor është pranë finalizimit për Projektin e Zbatimit për të cilën është duke u siguruar financimi nga BERZH. Po ashtu, gjatë vitit 2024 parashikohet të kryhet prokurimi i përgjithshëm për projektin hekurudhor Vorë – Hani i Hotit, për të përditësuar planin e Vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social VNMS sipas modifikimeve të bëra, me institucionet ndërkombëtare financiare. Kjo linjë hekurudhore ka një gjatë prej 120 km, ndërsa kosto totale e projektit vlerësohet ë 373.15 mln euro. Ndërkaq, Programi Ekonomik i Reformave paraqet edhe treguesit që do të arrihen pas modenizimit të sistemit hekurudhor, duke vlerësuar se sasia e reduktuar e dikosidit të karbonit të emetuar, si pasojë e largimit të makinave apo kamionave nga rruga arrina në 486 ton/vit.

hekurudhëm Tiranë-Durrës-Rinas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.