Gjykata e e Romës dënoi me 20 vjet oficerin e Marinës, Walter Biot, i arrestuar në mars 2021 në një parking të një qendre tregtare në kryeqytet, ndërsa ishte duke u kaluar informacione të klasifikuara zyrtarëve të ambasadës ruse, në këmbim të 5000 euro.
Për këtë çështje, Biot, aktualisht i paraburgosur në burgun ushtarak të Santa Maria Capua Vetere.
Prokurorët ushtarakë, të cilët bënë thirrje që oficeri të dënohej me burgim të përjetshëm, theksuan se 19 dokumentet që Walter Biot kishte fotografuar me celularin e tij ishin klasifikuar si “konfidenciale të NATO-s”, duke përfshirë një “tepër sekret”.
