Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kërcënohet me jetë gjyqtarja Arnisa Këlliçi

19:41 / January 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arnisa kellici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë , Arnisa Këlliçi, është kërcënuar me jetën e fëmijëve të saj. Një letër anonime ka mbërritur në vendin e saj të punës në të cilën shkruhej: E dashur Arnisa. Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta! Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë. Me respekt

Burime për mediat bëjnë me dije se kjo letër e cila ka shkuar në adresën e gjyqtares dyshohet të jetë dërguar nga një i burgosur. Menjëherë, pas kësaj letre ajo ka kërkuar mbrojtje të posaçme pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në shkresën që ajo i ka drejtuar KLGJ-së i vë në dijeni se letra kërcënuese i ka ardhur këtë të shtunë dhe se është kërcënuar me familjen e saj. Burime zyrtare nga KLGJ bëjnë me dije për mediat se menjëherë kanë filluar hetimet dhe po verifikohet letra nga organet kompetente.

“Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time. Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre. Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni te nevojshme”, shkruhet në letrën e plotë të gjyqtares Arnisa Këlliçi drejtuar KLGJ.

arnisa kellici gjyqtare Kercenim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.