Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spahiu: Rama-Berisha-Meta s’do e lejojnë votën e emigrantëve as në 2025

19:55 / January 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kreshnik spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku analizoi përplasjet politike në lidhje me reformën zgjedhore. Duke u ndalur tek diskutimi mbi mundësinë e votës së emigrantëve, Spahiu, deklaroi me bindje se parlamenti aktual nuk do ta votojë një gjë të tillë.

Ai nënvizoi se liderët e politikës në Shqipëri, si Rama, Berisha dhe Meta nuk do të kryenin vetëvrasje politike duke lejuar të votojnë 1 milion e gjysmë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që mund të bënin ndryshimin e madh.

“Ajo që mund të sillte ndryshimin e madh zgjedhor janë 1 milion e gjysmë emigrant që këta nuk ua njohin votën. Këta aktorë nuk mund t’ua njohin të drejtën e votës pasi këta i kanë përjashtuar nga e drejta e votës. Berisha, Meta dhe Rama kanë 33 vite që votojnë kundër votës së emigrantëve dhe nuk ka asnjë shans që pas 33 viteve këta të jenë të ndërgjegjësuar që emigrantët do të votojnë pro tyre. Nuk mendoj se ky Kuvend do ta bënte këtë hap, pasi do të ishte një vetëvrasje politike për ta”, tha Spahiu.

Gjithashtu ai u ndal dhe tek aksioni i opozitës për të nxitur një krizë parlamentare.

“Maksimumi që mund të merret nga një krizë parlamentare janë zgjedhjet parlamentare. Unë nuk kam dëgjuar asnjë lider të opozitës të kërkojnë zgjedhje të parakoshme, përkundrazi ata thonë se zgjedhjet e parakohshme do të favorizonin Ramën. Një krizë në ekstrem për çfarë e do? Ja e bllokove parlamentin dhe shkove në zgjedhje, do prodhosh një parlament me një shumicë më të madhe të socialistëve. Kanë 78 dhe do të nxjerrin 107, pasi në këtë situatë vetëm rrugica e Salës do të votojë opozitën”, tha Spahiu.

Emigrantet Kreshnik Spahiu vota
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.