Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shiten lirë pallatet e sekuestruara nga Ministria e Financave si ndërtime pa leje

20:09 / January 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pallate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për të frenuar revanshin e ndërtimeve pa leje qeveria miratoi një vendim në vitin 2020, për t’i konfiskuar shtesat e paligjshme.

Por, ndërsa Këshilli i Ministrave parashikonte një pagesë me çmim tregu për këto shtesa, që në Tiranë shkon disa mijëra euro për metër katror, rezulton se ato janë vlerësuar mesatarisht me çmimin 223 euro për metër katror.

Ministria e Financave ia lë përgjegjësinë për çmimet e ulëta ekspertëve vlerësues, duke larë duart nga përgjegjësia me të cilën e ngarkonte Vendimi i Këshillit të Ministrave 970-2020.

“Raportet e vlerësimit janë hartuar nga ekspertë të licencuar dhe vlerësimi i objekteve të konfiskuara është bërë duke përdorur metodat e vlerësimit të objektit, referuar strukturës dhe gjendjes së tij faktike në zbatim të legjislacionit në fuqi,” përgjigjet ministria.

Luan Myrtaj, Inxhinier Ndërtimi, Pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë: Ky këtu është ligj. E ti si shtet ke nxjerrë çmime reference. Nëse ti këto çmime i shkel me këmbë, atëherë nuk ka si funksionin. Një subjekt që shet më lirë sesa çmimi i referencës, ai sërish tatohet për çmimin e referencës. Vlerësimi ka kuptim kur vlera është më e madhe sesa çmimi i referencës. P.sh. në një zonë ti e ke çmimin e referencës 1200 euro për metër katror. Por në atë zonë investitori për shkak të ndërtimeve luksoze i shet me 2000 euro metrin katror. Ti bën vlerësim kur je mbi çmimin e referencës. Vlerësuesi do të kishte rol nëse do të ishim në një shtet ligjor demoktratik. Ose vihet çmim reference, ose vendoset gjobë: ju për këto do të paguani 200 euro gjobë dhe po u përsërit përfundon në burg. Kështu do të ishte më e ndershme dhe nuk do të duhet të harxhohej fuqi dhe letër për VKM-në. Në një situatë përtej qesharakes, ai mund ta vlerësonte edhe me minus dhe kështu që shteti detyrohet t’i japë lekë.

Janë gjithsej  9 godina të gjetura në shkelje të lejes së ndërtimit. Në total kompanitë vlerësohet se duhet të paguajnë rreth 14.9 milionë euro për 71 mijë metra katrorë pa leje në kryeqytet. Në raportet e vlerësimit, ekspertët pretendojnë kryesisht se nuk mund të përdornin metodë tjetër për shkak se objektet ishin të papërfundura dhe se “nuk mund të gjejmë lehtësisht prona të ngjashme në treg”.

ministria e financave pallatet sekuestrim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.