Edhe këtë të hënë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm është shtyrë seanca për Fredi Belerin, i cili kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë paraqitja e përfaqësuesit ligjor të Burgjeve pa prokurë të posaçme.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.
Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Kjo çështje është bërë temë kryesore edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.
