Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka një nga mbështetësit e flaktë të Sali Berishës, ndodhet jashtë godinës së SPAK, teksa ish-kryeministri del për herë të parë para prokurorëve të posaçëm.
Për mediat Noka sulmoi Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa cilësoi të paligjshëm vendimin për të mos lejuar Berishën të marrë pjesë në seancat plenare.
“Kjo është një ngrehinë kriminale. Çfarë lidhje ka vajtja e tij në parlament me dosjen Partizani. Me një urdhër politik, kriminelët e SKAP-it po mbajnë jashtë detyrave një deputet. Këtu ka një regjim kriminal të narkotrafikantëve që ka qëllim të zhdukë pluralizmin dhe demokracinë”.
