Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e Behar Sofisë, GJKKO dënon me 127 vite burg në total 5 nga të akuzuarit

16:06 / January 24, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8717
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme gjeti fajtorë dhe dënoi me 127 vite burg 5 të pandehurit për vrasjen e Behar Sofisë, ngjarje e regjistruar në Shkurt të vitit 2021 në qendër të Tiranës, krah piramidës.

Kështu gjykata pranoi të plotë kërkesën e SPAK dhe dënoi 4 prej tyre me nga 30 vite burg secili, ndërsa për personin që kreu vrasjen, Ernejt Shytin 7 vite burg.

Ishte ky i fundit, që përfitoi ulje të masës së dënimit për shkak të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë që ndihmoi hetuesit në zbërthimin e grupit të vrasësve.

Ata i kishin dhënë Shytit porosinë për vrasjen e Behar Sofisë kundrejt shumës prej 50 mijë Euro.

Ai u arrestua rreth dy javë pas krimit në Mal të zi, ndërsa pas tij u prangosën edhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Mes tyre dhe Skënder Vathi, i cili sipas hetimeve të kryera nga SPAK dyshohet se ka patur rolin e organizatorit të atentati ndaj Behar Sofisë.

Ndërsa porositës i vrasjes së 66-vjeçarit, hetimet zbuluan se ishte Jemin Shera, person ky i cili vijon të jetë në kërkim nga autoritetet dhe po gjykohet në një proces të veçuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut me strukturë druri. Banorët hedhin ujë nga ballkonet

22:40 / October 13, 2026

19 të lënduar nga protesta/ Gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

22:01 / October 13, 2026

Konferenca Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria një hap më pranë mbylljes së negociatave

21:19 / October 13, 2026

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.