Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush është “zyrtari” nga Vlora që mashtroi mafiozin turk se do ndërhynte te ministri shqiptar për azil?

16:56 / January 24, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4F92158B CCED 4C31 A035 473CBFCFE570
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Detaje të reja nga kërcënimi që i është bërë ministrit shqiptar në Malin e Zi të Administratës Publike, Marash Dukaj, nga një kriminel i rrezikshëm turk që vuan dënimin në shtetin fqinj.

Sipas medieve të Malit të Zi, ministri Dukaj u premtoi miqve të tij nga Kosova dhe Shqipëria se do të pyeste në Ministrinë e Brendshme për mundësinë që Binali Camgoz të merrte ligjërisht azil në Mal të Zi.

Por në momentin kur kjo nuk ndodhi, shtetasi turk i akuzuar për krime të rënda e kërcënoi atë përmes anëtarëve të klanit kriminal të Kavaçit.

MInistri Dukaj kishte pranuar se katër apo pesë muaj më parë, një shok nga Prishtina e kishte kontaktuar dhe i kishte kërkuar që të takohej me të.

Ai nuk e tha emrin e shokut nga Kosova, por zbuloi emrin e personit që ai i kërkoi të takonte. Sipas Dukaj, ai u takua me shtetasin Indrit Kolleshi, i dënuar më parë për mashtrim në Shqipëri.

Ministri Dukaj, tha se ishte, Indrit Kolleshi që i kërkoi ndihmë për dhënien e azilit për mafiozin turk, por që ai personalisht nuk premtoi asgjë konkrete, thjesht interesim mbi rastin sipas procedurave dhe ligjeve të azilit.

lndritrit Aliut (Kolleshi) me origjinë nga Vlora ishte i ‘vjetër’ në zanatin e mashtrimit, ai ka qenë i dënuar për të njëjtën vepër penale në vitin 2011 me 10 vjet burg.

Karriera si mashtrues e “zyrtarit” Indrit Aliut (Kolleshi):

Nisi që prej vitit 2008, ku emri dhe fytyra e tij doli kudo si i arratisuri me 3 milionë euro me vete, të cilat i kishte përvetësuar duke mashtruar.

Ai mundi të mashtrojë edhe policinë e shtetit, aso kohe. Edhe atyre u kishte premtuar ndihma me vlera marramendëse, por që sigurisht nuk morën asgjë.

Pas shpalljes në kërkim, në vitin 2010 ai u arrestua në Greqi dhe prej andej u ekstradua në vendin tonë. Ai u dënua me 10 vjet burg.

Asokohe i dyshuari u arrestua në Greqi pas dhjetëra denoncimeve të bëra ndaj tij në Tiranë për mashtrim. Sipas dosjes, në 24 shtator 2008, ai ka regjistruar në QKR shoqërinë “Dejs&Partners Consulting”, ku ishte ortak i vetëm.

Objekt i aktivitetit ishte “konsulenca juridike dhe fiskale për individët dhe shoqëritë tregtare, si dhe te gjitha aktivitetet që lidhen me fushën e ndërtimit”.

Nën emrin e kësaj shoqërie, sipas prokurorisë, Indrit Aliu ka hartuar kontrata me shoqëri të ndryshme sipërmarrëse për kryerjen e punimeve të ndryshme ndërtimore nëpër Shqipëri, por, pasi merrte pagesa nga këto shoqëri në formën e sigurimit të kontratës, ai nuk i ka likuiduar ato për punimet e kryera.

Për t’u dukur i besueshëm dhe se përfaqësonte një shoqëri serioze, Aliu ishte shfaqur në programe televizive, kishte sponsorizuar emisione, pretendonte se kishte njohje të shumta në institucionet shtetërore dhe se në zyrë mbante foto me figura të njohura publike, përfshirë drejtues të policisë së kohës dhe personazhe të lidhur me politikën.

Administratës Publike Marash Dukaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.