Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Inside Story/ Hasmëritë e vjetra apo zhdukja e kokainës në Belgjikë, pse u vra djali i “Buzëderrit”?!

21:37 / January 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
story
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sinomati, nuk ishte përmendur kurrë në Vlorë për veprimtari kriminale. Por, babai i tij përbën një prej emrave më të frikshëm në atë qytet.

Kjo, i jep kuptim realizimit të një atentati kaq të sofistikuar. Viktima, ishte djali i Sokol Sinomatajt, një prej njerëzve më të afërt të Gazmir alias Gazmend Brakajt, banditit famëkeq të vitit 1997 i njohur me nofkën “Gaxhai”.

“Nuk është përfshirë askund, nuk ka rekorde askund, kjo bënë që në Vlorë janë prishur rregullat”, u shpreh Tan Hoxha-gazetar.

“Sigurish flasim për motive të freskëta, të reja, nga linjat aktuale dhe dyshohet edhe rastet e fundit, apo edhe atenati mund të jetë për shkaqe apo motive shume të freskëta jo vetëm të të ndjerit apo edhe perosnave të tjerë të përfshirë”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Sokol Sinomataj, i njohur me nofkën “Buzederri”, dyshohet se ka krijuar një grup trafiku në Belgjikë, pavarësisht se ndodhej në qeli në Shqipëri. Ekzekutimi i të birit, po hetohet për hasmëritë e shumta që Sinomataj ka krijuar në kuadër të bandës së Gaxhait, por pista kryesore mbetet ajo e përplasjeve të reja në bizneset e errëta.

“Në rast se një bandë e armatosur dje kishte për plackijte, gjobëvënie, për të vrarë kudnërshtarët, sot janë kthyer në grupe të strukturuara krimnale që kontrollojnë trafikun e armëve. Shumë personazhe të këtyre bandave, në 2015-16 tentuan të hyjnë në tregun e drogës edhe duke qenë në burgm përmes telefonave të paligjshëm në burg”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

Sipas të dhënave operative, dyshohet se grupi i “Buzëderrit” ka pasur përplasje për ngarkesa droge të humbura në Belgjikë. Mësohet se ata kanë krijuar lidhjet për nxjerrjen e kokainës nga porti. Kundrejt këtij shërbimi, marrin deri në 25 % të mallit si komision. Por, së fundi kanë qarkulluar informacione për disa mosmarrëveshje. Sasi droge që u përkisnin disa grupeve, dyshohet se ishin zhdukur.

“Paranë e amdhe që sjell kokaina ka bërë që të rendin nga fitimi se qëndrueshmëria apo besnikëria ndaj lidhjeve të gjakut apo grupeve. Po të shikosh, në Vlorë fijet herë pas here tërhiqen edhe nga zhvillimet larg, në Ameikë Latine, një lëvizje konjukturale atje, përkthehet me përlasje në Vlorë, një operacion i shkuar keq në Roterdam apo Antërpm përkthehet në përlasje në Vlorë”, u shpreh Tan Hoxha-gazetar.

buzederri hasmerite Inside Story
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.