Sali Berisha do të vijojë që të qëndrojë në masën e sigurisë ”arrest shtëpie”. Avokati Genc Gjokutaj, ka folur për mediat në lidhje me vendimin e marrë nga Apeli i GJKKO-së këtë të enjte.
Ai e cilësoi si një vendim politik dhe deklaroi se do të bënin rekurs në Gjykatën e Lartë. Avoakti shtoi edhe se Apeli i GJKKO-së nuk është shprehur për kërkesën e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka e cila dha vendimin për caktimin e masës ”arrest shtëpie’ ndaj Berishës,
Lexo edhe :
Related Posts
‘U dekriptua qëllimi politik i mbajtjes. Nuk ka rëndësi nëse ish-kryeministri paraqitet apo është në dispozicion të hetimit. Gjykata nuk është shprehur gjithashtu mbi kërkesën për përjashtimin që kemi ankimuar”,-tha avokati i Berishës.
Sali Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit, bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK-u se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

