Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani në një takim këtë të enjte me studentë të universiteti ”Luigj Gurakuqi”, tha se nuk ka rëndësi pushteti dhe se kushdo do të duhet të japë llogari në SPAK kur t’i vijë koha.
SPAK ka nisur një hetim për çështjen “McGonigal”, dhe Dumani nuk i ka shpëtuar pyetjes nëse në pyetje do të merret edhe kryeministri Edi Rama, i përmendur në dosje. Dumani iu përgjigj se nuk kanë rëndësi emrat, por provat.
”Nuk mund të përgjigjem për pyetje të caktuara. Nuk ka rëndësi emri, por provat dhe nuk ka rëndësi pushteti që ka dhe në një moment do t’i duhet kujtdo që të vijë dhe të japë llogari në SPAK apo gjykatë. Shumë media në muajin shkurt të vitit të kaluar dhe deri para 2-3 muajsh kemi marrë kritika pse nuk kemi regjistruar çështjen e McGonigal dhe gjithë kriteret duhet të ndjehen të zhgënjyer se e kemi regjistruar që në janar të vitit 2022. Duhet të presim momentin kur të kemi diçka konkrete për ta publikuar”,-tha Dumani.
Pyetja nga gazetarët: Po z.Meta në çfarë faze është hetimi?
Dumani: Çështje nën hetim dhe nuk mund të jap të dhëna.