Parashikimet për tregun e konsumit për hard disqet nuk duken premtuese për vitin 2019. Nidec, prodhuesi japonez i motorëve, parashikon që liferimi i hard disqeve do të mund të bjerë pothuajse 50 për qind këtë vit, raporton TechSpot.
NIDEC prodhon motorë rrotullues (spindle motor) që përdoren në hard disqe, ndërsa kompania pretendon se produktet e saj mund të gjenden në 85 për qind të produkteve në treg. Kjo do të duhej t’ia japë një nivel të kredibilitetit parashikimeve të kompanisë shkruan koha.net
Sipas të dhënave të paraqitura nga Nidec, shitjet e hard disqeve kanë rënë me 43 për qind midis viteve 2010 dhe 2018, ose nga 650 milionë njësi në 375 milionë. Pritet që trendi rënës të vazhdojë edhe gjatë vitit 2019, ndërsa kompania e ka zvogëluar livrimin e parashikuar nga 365 milionë në 309 milionë njësi. Nidec pret edhe livrime më të dobëta në vitin 2020 dhe i parashikon vetëm 290 milionë modele, shkruan KOHA Ditore.
Nidec thekson se tregu i hard disqeve për PC është në rënie të vazhdueshme që nga viti 2013, por gjatë këtij viti do të shënojë rënie të konsiderueshme – nga 124 milionë disqe të shitura në vitin 2018 në vetëm 64 milionë këtë vit.
Nga ana tjetër, priten shitje të qëndrueshme të pajisjeve eksterne të ruajtjes, dhe madje sugjerohet një rritje e lehtë e këtij segmenti. Disqet rrotullues vazhdojnë ta ofrojnë hapësirën më të lirë dhe më të dendur që është në dispozicion, dhe edhe pse nuk janë më relevantë si opsioni primar për ruajtje, ato ende mbeten të rëndësishme për NAS (Network Attached Storage), sistemet e kontrollit apo si ruajtje sekondare.