Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo kërkon më shumë reagim nga shoqëria në lidhje me situatën aktuale në politikën shqiptare.
E ftuar në emisionin “Opinion”, Garo u shpreh se të rinjtë janë të painformuar dhe të pandërgjegjësuar për aktualitetin politik.
“Shoqëria e ka detyrim të reagojë. A mendoj që unë opozita është kaq e fortë? Nuk është, ne jemi në ditët më të vështitra, por opozita të paktën e ngre zërin. Qeveria nuk del në një debat.
Shoqëria e pandërgjegjësuar që nuk angazhohet gjen thjesht atë alternativën për të ikur, janë të pandëgjegjësuar. Brezi i ri as që e di fare se çfarë po ndodh.
Nëse shoqëria do ishte më proaktive dhe të merret me gjëra më thelbësore se sa thjesht ato lajme që i dalin në rrjete sociale, shumica e lajmeve janë të pavërteta, atëherë si supozohet të jesh i informuar ti. Edhe shoqëria ka probleme”, u shpreh Floriana Garo.