Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përsëritet skenari, Rithemelimi bllokon punën për Reformën Zgjedhore. Grupi Basha mungon

10:23 / January 26, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1706260446xfjorela 0012 frame 22011 640
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe këtë të premte ka vijuar i njëjti skenar nga opozita, duke bllokuar mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Në sallë si herën e parë, edhe sot mungoi bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj nga PD-ja e Bashës.

Deputetët e Rithemelimit shkuan më herët në ambientet ku do mbahej mbledhja dhe u ulën në vendet që ishin parashikuar për anëtarët e mazhorancës në këtë komision. Ata ndezën sërish zhurmuesen, teksa debate ka pasur mes Luan Baçit, Ervin Salianjit dhe bashkëkryetarit të komisionit, Damian Gjiknuri, i cili mbeti në këmbë pasi vendin e tij e kishte zënë Albana Vokshi.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 1706259724 kuvnedikomisioni
    Deputetët e grupit Bardhi dhe Berisha bllokojnë sërish Komisionin e Zgjedhores. Zaptojnë karriget
  • bylykbashi1
    Kaos në Komisionin e Zgjedhores, Bylykbashi pas dështimit të mbledhjes: PS-ja të lejë lojërat
  • salianji 1
    Komisionit për Zgjedhoren, Salianji hedh akuza për deputetët e Bashës: Bojkotuan siç kanë bërë për 2 vite
  • gjiknuri
    Zbardhet kërkesa e 47 deputetëve të opozitës: Kërkojnë largimin e njerëzve të Bashës nga komisioni i Reformës Zgjedhore
  • alibejjaj 741x450 1
    Zgjedhorja nis punën online, Alibeaj-Nikollës: Garanto kushtet, Komisioni të jetë me prezencë fizike

Pasi qëndruan për disa minuta në sallë, deputetët e mazhorancës, anëtarë të komisionit, zgjodhën të dilnin prej saj, në pamundësi për të vijuar normalisht punën.

Një ditë më parë, opozita e drejtuar nga Berisha dorëzuan një kërkesë në Kuvend të nënshkruar nga 47 deputetë me anë të së cilës kërkojnë ndryshimin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore.

Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet online në orën 12:00. Pasi deputetët e Berishës dhe Bardhit bllokuan sallën, Komisioni është zhvendosur online.

Komisioni i Reformës Zgjedhore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.