Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Opinion/ Përtej lajmit …

22:09 / January 26, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anila
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Anila Hoxha

Ata u njohën në auditorët e Fakultetit Ekonomik. Ai si dhe ajo spikatën me rezultatet e larta. Lidhën kurorë 12 vite me parë. Sollën në jetë dy fëmijë.

Gjithcka dukej perfekte së jashtmi, të pandashëm dhe të shoqëruar ngado me njëri-tjetrin.

Dukeshin në harmoni! Deri dje, kur “maskat” ranë dhe dera u hap. Ajo nuk kishte telefon. As rrjete sociale. Ai vetëm instagram. “Një dashuri e fortë ajo mes tyre” – shpjegon një nga miqtë e çiftit, jo shumë orë mbasi Jetnor Zh.,u arrestua për dhunë në familje dhe shkaktim të vetvrasjes të mbetur në tentativë të njeriut të zemrës.

Policia konfirmon në mënyrën e saj, se e reja qëndroi gjatë në heshtje dhe duke mohuar izolimin. Ngjan e pabesueshme – gati uleret – mikesha e gruas 35 vjeçare. Të befasuarit nuk pranojnë dot versionin hetimor që tregon se si Jetnor Zh. , mbylli për gati një vit në banesë bashkëshorten, dy fëmijët dhe nënën. Se si iu vendosi kamera ngado, në korridor, dhomën e ngrënies dhe në dhomën e gjumit. Si instaloi në korridor bllokuesin e valëve të telefonit.

Mbylli prizat. “E bëj se na përgjojnë, duan tna vrasin. E di unë që po” – shprehej Jetnori. Por më tepër se sa një xhelozi, ajo nga çfarë vuante i riu ishin problemet e shëndetit mendor, të pa diagnostifikuara nga familja. Prindërit vinin shpesh, nga Krasta sepse e kishin kuptuar që djali kishte probleme. Në fillim qe xheloz. Pastaj u bë paranojak.

Dhe në fund i dhunshëm. Ja kështu – e shpjegojnë të njohurit e të dyve. Por thyerja e 35 vjeçarit nisi një vit me parë. La punën. Punonte në një institucion tatimor. Sepse kishte frikë nga diçka. Nga diçka që ishte vetëm në kokën e tij.

Me pas frikë nga përgjimet, frikë nga ata që duan të na bëjnë keq. Dhe u mbyllën. I mbylli. Dilnin bashkë kur bënin pazar – shpjegon fqinja. Kishim dëgjuar që grindeshin. Po shton policia- kërkuam të kuptonim çfarë ndodhte aty, por gruaja nuk fliste. As nëna e tij që erdhi tre ditë më parë.

Deri sa fëmija 9 vjec foli. Fëmija tregoi se nëna qante. Se e ëma i përgjerohej që ti zbonte armiqtë nga koka. Ata grindeshin- pëshpëriti e vogla.

Të tjerat ishin prova në strehën e tyre. Kamera. Kontrolle gjithandej. Bllokues valësh. Letra në formatin A4 , që vajza dikur gazmore , i shkruante mes lotësh. Aty në shtëpinë e kqyrur me kamera dhe e mbyllur në mes të katër mureve.

Rrëfehej e zbraste shpirtin e lodhur. duke bërë monolog mbi letër “cfarë ka ndodhur me ty? pyeste e reja qe shkruante trishtimin e saj për ndryshimin e katerciptë të njeriut që deshi.

Nuk kishte përgjigjje për të, familjes se saj po u ngushtoheshin horizontet si në një kuti konserve. Muret po i gllaberonin.

Ndaj i kish thënë disa herë familjes “ po me ndodhi gjë , flisni mirë tek fëmijët për mua”… Ishte paralajmerim dhe thirrje për ndihmë! Kur policia trokiti ne deren e tyre, nëna e tij u përgjigj – e ka celesin djali.

Ai u kthye ne banesë , i qete dhe i palexueshëm , mbase i bindur se skish bërë asgjë të ndaluar. Për fat të gjithë jetojnë. Ai përfundoi ne burg, sepse nuk e kuptuan që kishte nevojë për një mjek.

anila hoxha lajmit pertej
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si reagohet paqësisht ndaj dikujt me Molotov në dorë?

15:42 / October 17, 2026

Shqipëria ka nevojë për paqe sociale dhe shtet të fortë ligjor

12:15 / October 17, 2026

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.