Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA godet militantët Houthi pasi raketat e tyre vunë në shënjestër luftanijen amerikane

17:25 / January 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 houthii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara tha herët të shtunën se forcat e saj kishin eliminuar një raketë në territorin e kontrolluar nga grupi terrorist Houthi.

Zyrtarët amerikanë thanë se militantët e kishin bërë gati raketën për të qëlluar në Detin e Kuq.

Në një postim në rrjetin X, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) shkruante se forcat amerikane e shkatërruan raketën në zonën e kontrolluar nga militantët Houthi në Jemen pasi përbënte një kërcënim të menjëhershëm për anijet tregtare dhe të marinës amerikane në rajon.

Të premten, destrojeri “USS Carney” u vu në shënjestër nga një raketë e lëshuar nga militantët Houthi ndërsa patrullonte në Gjirin e Adenit.

Sulmi shënoi rastin e parë që një anije luftarake amerikane bëhet objektiv i organizatës terroriste me qendër në Jemen. Destrojeri amerikan e eliminoi kërcënimin.

Anija cisternë “Marlin Luanda” u godit nga një raketë të premten në mbrëmje, duke shkaktuar një zjarr në bord..

Zëdhënësi ushtarak i lëvizjes Houthi, Yahya Sarea, tha se rebelët përdorën “një numër raketash të përshtatshme detare dhe se sulmi ishte i drejtpërdrejtë”.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se cisterna britanike e transportit të naftës njoftoi për sulmin dhe se kishte pësuar dëme.

Destrojeri amerikan “USS Carney” dhe anije të tjera reaguan për të ndihmuar anijen britanike. Deri tani nuk ka njoftime për të lënduar, sipas CENTCOM, që mbikëqyr forcat amerikane në Lindjen e Mesme.

Po të premten, një anije cisternë që lundronte nën flamurin e Panamasë, e lidhur me Indinë, njoftoi se dy raketa kishin goditur në ujërat pranë saj në Detin e Kuq, afër Jemenit. Nuk ka njoftime për dëmtime apo të lënduar.

Sulmet e së premtes vijnë pas një jave që kur Britania dhe Shtetet e Bashkuara filluan një raund të ri goditjesh kundër militantëve në Jemen të mbështetur nga Irani.

Ushtria amerikane tha se sulmet goditën qendrat e radarëve dhe të lëshimit të raketave, dhe më e rëndësishmja, një strukturë nëntokësore për magazinimin e armëve.

Që nga nëntori, lëvizja Houthi ka sulmuar anijet tregtare dhe ushtarake që lundrojnë në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Ata thonë se i nisën sulmet në mbështetje të palestinezëve që janë të përfshirë në një konflikt me Izraelin.

SHBA-të thonë se lëvizja Houthi ka ndërprerë zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar dhe sulmet e tyre kanë shkelur të drejtat dhe liritë e lundrimit.

Houthi raketat SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.