Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Edi Rama i tmerruar nga denoncimet tona, urdhëroi gjykatën për të më arrestuar”, Berisha: Sot po të mbron Dumani, por…

19:44 / January 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto sali berisha ok1705773038 1 750x502 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, ka deklaruar para mbështetësve se kryeministri Edi Rama “është i tmerruar nga fjala dhe denoncimet e tij”, ndaj edhe kreu i Rithemelimit është vendosur nën arrest shtëpiak.

Ai u shpreh se përkundrazi, me këtë veprim u krijuan ” dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë të tjerë të cilët e shndërruan në ‘rrugën e Shpresës’, rrugën e gjyqit publik të regjimit”.

Berisha shtoi se Rama sot po mbrohet nga Altin Dumani, kryeprokurori i SPAK, por shtoi “bashkë me Dumanin do të të japim ndëshkimin më të rëndë që meriton”.

Berisha: “Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Ju misionarëve të vërtetë të qëndresës së njeriut për dinjitetin e tij.

Misionarëve të vërtetë të qëndresës së njeriut për lirinë e tij.

Misionarëve të vërtetë të qëndresës së njeriut për vlerat më të larta të individit dhe shoqërisë.

Misionarë të vërtetë të qëndresës së shpresën, për të ardhmen, për interesin kombëtar dhe mbi të gjitha të qëndresës për të vërtetën e cila kurrë nuk tretet, nuk humbet, nuk mposhtet, por vetëm ndriçon, ndriçon çdo ditë e më shumë, zemrën e njeriut, zemrën e një kombi të tërë.

Kam një përshëndetje të përzemërt për oratorët e mrekullueshëm, fjalët e tyre plot frymëzim, pasion, vërtetësi.

Edi Rama i tmerruar nga fjala, denoncimet e Sali Berishës, mendoi të shpëtojë prej tij duke e vendosur atë në arrest shtëpie. Por krijoi me dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishës të tjerë të cilët e shndërruan në ‘rrugën e Shpresës’, rrugën e gjyqit publik të regjimit.

Rrugën e gjyqit publik të vjedhjeve të Edi Ramës dhe suitës së tij.

Rrugën e gjyqit publik të lidhjeve të tij me krimin.

Rrugën e gjyqit publik vjedhjeve të familjarëve të tij, të pasurimit të familjes së tij, të 16-fishimit të të ardhurave duke shfrytëzuar karrigen e tij.

Të shpërdorimit dhe vjedhjes me qindra milionë eurove me djegësat, me sterilizatorët.

Të denoncimit të aferës prej miliarda euro të portit të Durrësit, të denoncimit dhe gjyqit publik për Edi Ramën, skandalin e tij ndërkombëtar me McGonigal.

Edi Rama të mbron sot Altin Dumani, por bashkë me Dumanin do të të japim ndëshkimin më të rëndë që meriton”

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.