Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Ilnisa me skena të forta xhelozie ndaj Meritonit: U eksitove nga Rikja! Po silleshit si dashnor, ajo është pis

09:53 / January 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1706517291 ilnisaagolli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Skenat e para të xhelozisë janë parë në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, me Ilnisën që i ka kërkuar llogari Meritonin për një kërcim të tij me Riken. Biseda është zhvilluar në orët e para të mëngjesit, ku Ilnisa duke debatuar me Meritonin, ka ofenduar Riken, duke e cilësuar se nuk është në nivelin e saj.

“Të më thonë mua të gjithë ata që kisha në ekip, shih çfarë po bën me shoqen, ishte një skenë e neveritshme. Ik me të mira, ik me të mira po të them, vazhdo me ato që je mësuar të merresh, vdeksha po them, por me mua nuk ke shanse. U bënë këto të më thonë mua shihe çfarë bën, ndërkohë që kishin të drejtë, u eksitove ti nga muzika, apo të eksitoi Rikja, o zot i madh hapu dhe që të futem. Të më ulësh ti mua para të gjithëve. Me kë mendon ti se po përballesh?.

Nuk jam e qartë se çfarë jemi, vazhdo lojërat, mos të them ndonjë llafe, se jam këtu. Ishte një skenë e neveritshme ajo që pashë. Po të dilnin jargët, sikur të kishin vënë para një tavë me kofsha pule. Unë me atë vajzën nuk shkoj fare, po të kem mundësi e nxjerr nga shtëpia. Ajo vajza kapet pas puplave të mia, dhe jeton këtu pas puplave të mia, unë të futem ty në krevat dhe ti shkon e bën kërcime sensuale me të.

Shko merru me atë nivelin, se ajo e di kush është kur shihet në pasqyrë. E pashë unë shumë mirë. Ti dhe entuziazmi jot i pafrenuar, të kishte zënë malli për shoqërinë e vjetër, duke kujtuar kohët e lashta, ngela unë. Ajo të lahet nga koka te këmbët kur përmend emrin tim, të lahet me ujë të bekuar, ose mbaj raport normal me të. Jo si dashnor apo ish-dashnor, ajo është komplet pis para meje”, ishin disa prej fjalëve të Ilnisës, ndërkohë që situata më pas mes çiftit është qetësuar.

Ilnisa Agolli meriton
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.