Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fruthi, ISHP u bën thirrje prindërve të fëmijëve të grupmoshës…

15:54 / January 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spitaliiii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me qëllim frenimin e përhapjes së fruthit, Instituti i Shëndetit Publik ka shpërndarë një udhëzim në të gjitha instancat shëndetësore, ku sugjeron vaksinim edhe për fëmijët nën 1 vjeç, në rast se ka shpërthim në masë të sëmundjes tek kjo grupmoshë.

“Nëse shpërthimi epidemik do të fokusohet tek fëmijët nën një vjeç për të ndaluar shpërthimin dhe në bazë të rekomandimeve duhet të fillojë vaksinimi i fëmijëve me moshë mbi 9 muaj e lart”

Vaksinimi për fruthin sugjerohet të bëhet edhe tek të lindurit e përpara viteve 2000 që nuk e kanë bërë dozën e dytë.

“Të gjithë personat e lindur përpara viteve 2000 që nuk dokumentojnë rivaksinim duhet të vaksinohen ndaj Fruthit”

Udhëzimi jep sqarime edhe për kategorinë e personave që nuk duhet ta marrin vaksinën kundër fruthit.

“Çdokush që ka pasur një reaksion alergjik kërcënues për jetën, nga antibitotiku i neomicinës, ose nga ndonjë komponent i vaksinës FRP, nuk duhet të vaksinohet me këtë vaksinë. Bisedoni me mjekun nëse keni ndonjë alergji të rëndë. Disa persona që janë të sëmurë, gjatë kohës që është planifikuar kryerja e vaksinës, mund të këshillohen të presin derisa të shërohen, përpara se të kryejnë vaksinës e FRP-së. Gratë shtatzëna nuk duhet të vaksinohen me vaksinën FRP, por ato që e kanë të nevojshme vaksinimin duhet të presin deri pas lindjes. Gratë duhet të evitojnë mbetjen shtatzënë për 4 javë pas vaksinimit me vaksinën FRP”.

Të gjitha institucionet shëndetësore në vend janë të vëna në gatishmëri, siç ka ndodhur edhe në Lezhë, ku një rast është i dyshuar.

Aktualisht në Shqipëri janë të konfirmuara 17 raste me fruth, të shpërndara në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

fruthi ishp
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.