Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

70 mijë euro për Kupën, te Skënderbeu duan me çdo kusht Europën. Zbulohet premtimi i Takajt

15:35 / May 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skenderbeu fiton
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Skënderbeu kërkon që të shkojë me çdo kusht në Europë. Edhe pse kanë shanse që t’ia dalin me anë të kampionatit, lakmohet më së shumi Kupa e Shqipërisë.

Një trofe i shtuar në arkiv do të përmbushte edhe objektivin minimal të këtij edicioni. Në kushtet kur ky fundsezoni është i gjithi për t’u luajtur dhe gabimet janë të ndaluara, presidenca ka vendosur një shpërblim të majmë për lojtarët. Një formë e mirë kjo për t’i mobilizuar edhe para përballjes me Kukësin, që luhet nesër në orën 17:00.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se klubi ka vendosur në dispozicion një shumë prej 70 mijë eurosh, në mënyrë që skuadra të sjellë në Korçë trofeun e kupës, por edhe të kapë zonën europiane. Ka qenë vetë Ardjan Takaj që ua ka komunikuar pak ditë më parë këtë lajm lojtarëve. Këto parà shërbejnë për të motivuar ekipin në ndeshjet e fundit të sezonit, që është e ndarë në dy pjesë.

Nëse bardhekuqtë arrijnë zonën “Euro” përmes kampionatit, shifra që do të përfitojnë si shpërblim do të jetë vetëm 50 mijë euro. Në rast se ky mision do të realizohet, duket shtuar edhe trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend, atëherë premioja e caktuar nga klubi do të merret e plotë.

Vendosja e këtij shpërblimi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga burime pranë presidencës, që kanë specifikuar se ky vendim është një nismë e rëndësishme për të karikuar ekipin në finishin e sezonit.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Xhaka shpërthen pas humbjes ndaj Argjentinës: Gjyqtari e vrau ndeshjen me këtë vendim! Embolo nuk…

11:40 / July 12, 2026

Luajti pak ditë më parë në Botëror/ Gjendet i vdekur mesfushori i Afrikës së Jugut, dyshimet e para

18:21 / July 11, 2026

Formacionet zyrtare/ Franca me “artilerinë e rëndë” në sulm, Maroku pa yllin e ekipit nga minuta e parë!

21:18 / July 9, 2026

“Bëhet shumë zhurmë”/ Norvegjia ndërron hotel para çerekfinales së Botërorit, lojtarët u ankuan

20:18 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.