Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Jo vetëm francezët, fermerët spanjollë paralajmërojnë mobilizim: Sektori i bujqësisë po përballet me zhgënjim

18:08 / January 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 6 9 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lëvizjes së zemërimit të fermerëve evropianë do t’i bashkohen kolegët e tyre spanjollë, me tre sindikatat më të mëdha të vendit që njoftojnë një sërë veprmesh në javët e ardhshme.

“Sektori i bujqësisë në Evropë dhe Spanjë po përballet me një zhgënjim dhe shqetësim në rritje”, kryesisht për shkak të “burokracisë mbytëse të krijuar nga rregulloret evropiane”, thanë në një deklaratë të përbashkët shoqatat Asaja, UPA dhe Coag.

Të tre organizatat, të cilat nuk specifikojnë datat e sakta të mobilizimit të tyre, thonë se duan një “moderim” dhe “thjeshtim” të politikës së përbashkët bujqësore, si dhe një “plan ambicioz veprimi” në nivel BE – Spanjë dhe rajonet spanjolle.

Fermerët evropianë po “luftojnë kundër një tregu të çrregulluar që importon produkte bujqësore nga vendet e treta me një çmim të ulët, gjë që ul çmimet e ushqimeve në BE dhe Spanjë’, theksojnë tre organizatat.

Ato ankohen se produktet që hyjnë jo nga vendet e BE-së nuk respektojnë rregullat evropiane, sa i përket mbrojtjes së mjedisit dhe është burim i konkurrencës së pandershme, duke kërcënuar qëndrueshmërinë e mijëra fermave në Spanjë dhe Evropë.

Mobilizimet masive të fermerëve në BE

Mobilizimet e fermerëve janë shumëfishuar prej disa ditësh në Bashkimin Evropian dhe veçanërisht në Francë ku fermerët kanë bllokuar me traktorët e tyre që dje, të hënën, tetë rrugë rreth kryeqytetit, nën vëzhgimin e forcave të sigurisë.

Sindikata Asaja në Spanjë tha të hënën se dëshiron t’i bashkohet lëvizjes.

Presidenti i sindikatës tha se spanjollët kanë të njëjtat probleme me fermerët francezë dhe se fshati spanjoll po neglizhohet.

Spanja së bashku me Francën dhe Poloninë janë fuqitë më të mëdha bujqësore në Evropë.

Vendi, i cili prodhon një pjesë të madhe të frutave dhe perimeve që konsumohen në BE, megjithatë është përballur me një thatësirë ​​historike për tre vjet, e cila ka dobësuar një numër të madh fermash dhe ka shkaktuar një rënie të të korrave, veçanërisht në vajin e ullirit dhe drithërat. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.