Rritja profesionale mund të rrisë më tej të ardhurat e mësuesve. Kur kryeministri Edi Rama flet për reformim në paga, ku rritja duhet bërë sipas meritës e performancës; këtë vit shkollor mësuesit kanë mundësi të tregojnë interes edhe më shumë për t’u zhvilluar profesionalisht. Ministria e Arsimit ka publikuar datën e provimit me shkrim të kualifikimeve të mësuesve, në 11 maj. Më herët, mësuesi që kërkon të kualifikohet duhet të plotësojë brenda datës 27 shkurt kërkesën për t’u përfshirë në procedurat e kualifikimit dhe e dorëzon së bashku me portofolin profesional në zyrën arsimore që i përket.
Postime te ngjashme
Add A Comment
