Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ruçi merr vlerësime nga Presidenti i Parlamentit të Austrisë: Reforma në drejtësi dhe vettingu, sukses

16:24 / May 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ruci Sobotka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Në takim ishin të pranishëm Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deputeti z.Fate Velaj dhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo.  
 
Kryetari i Kuvendit Ruçi vlerësoi angazhimin institucional dhe personal të Presidentit Sobotka, si një nga mbështetësit më të fortë të integrimit të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, në BE. 

“Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor do të nxisë më tej përkushtimin ndaj reformave dhe do të ndihmojë për të rritur rolin tonë konstruktiv në rajon. Shqipëria ka arritur rezultate të shkëlqyera në adresimin e pesë prioriteteve kyçe, veçanërisht në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Tashmë është momenti që përkushtimi për reforma të shpërblehet. Integrimi i Ballkanit Perëndimor është një vlerë e shtuar për vetë familjen europiane. Ne i kerkojmë Austrisë te bëhet avokate e integrimit të. Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë ”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.
 
Presidenti i Parlamentit  të Austrisë, Wolfgang Sobotka nënvizoi: “Austria vlerëson si sukses të madh të Shqiperisë reformën në drejtësi dhe vettingun. Austria mbështet fuqishem integrimin ne BE të Ballkanit Perëndimor dhe fillimin sa me shpejt të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe ne do të investohemi për të bindur edhe vendet skeptike.  Bravo Shqipërisë për kryesimin e OSBE, në 2020 dhe i uroj ta kurorëzoje me sukses këtë sfidë! Unë jam i bindur se ju, si një politikan me eksperiencë, do të kontriboni në përballimin e sfidave të sotme të demokracisë shqiptare”, u shpreh Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, z. Wolfgang Sobotka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Blendi Klosi: Protestës i dëgjojmë vetëm kërkesat qytetare! Marrëveshja jonë me shqiptarët integrimi në BE

14:39 / July 12, 2026

Rama për raportet me Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, por metodat i kemi të ndryshme

18:14 / July 11, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE është objektiv i arritshëm, inteligjenca artificiale po përshpejton negociatat

17:54 / July 11, 2026

Rama: Kemi pasur sukses në negociatat me BE! Tre kapitujt e parë i mbyllim me 14 korrik

17:37 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.