Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Sa i kushton një shqiptari transferimi i parave? – Nga Italia mes 2.79%-15.71%. Nga Gjermania, 3.14%-10.62% të shumës

14:26 / January 31, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fitime banka euro kurs kembimi 1057 720x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sistemet moderne të pagesave, të cilat sigurojnë që paratë të rrjedhin pa probleme ndërmjet palëve, janë thelbësore për rritjen e qëndrueshme ekonomike të një vendi. Ndërsa në nivel kombëtar, ato mund të nxisin përfshirjen financiare, të reduktojnë përdorimin e “cash”-it dhe të mbështesin zhvillimin e teknologjisë financiare. Por, në çfarë pike është Shqipëria në këtë aspekt dhe sa i kushton një shqiptari, i cili jeton jashtë, të dërgojë para’ për familjarët e tij në vendin tonë?

Sipas Çmimeve Globale të Remitancave të Bankës Botërore, nëse një shqiptar për shembull, i cili punon dhe jeton në Itali, dërgon 140 euro për familjarët e tij në Shqipëri duhet të paguajë 2.79% ose 3.91 euro komision në rastin më të mirë, ndërsa vlera maksimale mund të shkojë në 15.71% ose 22 euro, në varësi të kompanisë që kryen transfertën. Mesatarja e komisioneve për të dërguar 140 euro nga Italia në Shqipëri është 9.34 euro ose 6.67% e shumës. Kjo përqindje është e pandryshuar krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023, por në rritje krahasuar me tremujorin e dytë, kur komisioni mesatar shkonte në rreth 6%.

Nëse marrin shembull Gjermaninë, ku gjithashtu jeton një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, komisionet minimale janë pak më të larta krahasuar me Italinë, por vihet re një nivel më i ulët i komisioneve maksimale. Nëse një shqiptar që punon dhe jeton në Gjermani i dërgon 140 euro familjarëve të tij në Shqipëri, ai duhet të paguajë në rastin më të mirë 3.14% ose 4.4 euro komision dhe në rastin më të keq 10.62% ose 14.87 euro komision, edhe në këtë rast në varësi të kompanisë që kryen transfertën. Mesatarja e komisioneve nëse paratë dërgohen nga Gjermania qëndron në 6.47% ose 9.05 euro për çdo 140 euro të dërguara.

Për shkak të tarifave shumë të larta, sistemet moderne të pagesave mund t’u ofrojnë emigrantëve zgjidhje të përballueshme për të dërguar dhe për të marrë remitanca përmes kanaleve formale. Kjo ka potencialin për të ulur koston e remitancave në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, të cilat aktualisht arrijnë mesatarisht në 6.71% të totalit të transaksionit, duke tejkaluar ndjeshëm objektivin prej 3% të dokumentit i cili quhet “Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm”. Duke përmbushur këtë objektiv, 6 ekonomitë e Ballkanit Perëndimor mund të kursejnë rreth gjysmë miliardë euro sipas llogaritjeve të Bankës Botërore.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, totali i remitancave për 9-mujorin e vitit 2023 ishte 677 milionë euro. Kjo shifër tregon se sa shumë do të kursenin shqiptarët nëse do të kishin tarifa më të drejta për transferimin e parave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026

19 biznese firmosin marrëveshjen për “Paqen Fiskale”, Tatimet: Tregtia kryeson aplikimet

15:45 / July 28, 2026

Ministri i Financave prezanton rezultatet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

13:08 / July 28, 2026

Administrata Tatimore dhe Doganore kanë falur deri më tani 416 mln euro detyrime e gjoba të bizneseve 

12:56 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.