Aksident në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të të kryqëzimit të Treshit.
Dy automjete Volsvagen janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasoja kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve fëmijë i mitur. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, po heton shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
