Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga koleksioni i jashtëzakonshëm i Paolo Rossit, të cilin thotë se mund ta shijojmë në Muzeun Kombëtar. ”MIRËMËNGJES dhe me disa pamje nga koleksioni i jashtëzakonshëm i Paolo Rossit, të cilin mund ta shijoni në Muzeun Kombëtar, falas deri në fund të muajit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Në Muzeun Historik Kombëtar, të enjten u çel ekspozita unikale e koleksionit të jashtëzakonshëm të Paolo Rossit, djalit të artë të futbollit italian, që ngriti peshë edhe zemrat e tifozerisë shqiptare në vitet 70-80, e që ka shkëmbyer bluzat e tij me ato të legjendave të tjera botërore të atyre viteve.
Hapësirat e ekspozitës do të përshkruajnë në mënyrë kronologjike jo vetëm jetën dhe karrierën e Paolo Rossit, por të gjithë të apasionuarit pas futbollit do të kenë mundësinë që të shohin relike dhe sende personale që u përkasin personaliteteve më të mëdha të futbollit botëror.
Midis sendeve personale, realitetit virtual, bluzave origjinale, intervistave, Topit të Artë dhe Këpucës së Artë 82, vizitori i ekspozitës do të mundë të hyjë në kontakt me një prej atletëve më të vlerësuar në historinë e futbollit kombëtar e atij ndërkombëtar. Një kampion që ka bërë të ëndërrojë Italinë dhe Shqipërinë: “Paolo Rossi, djalë flori”, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 24 shkurt.
