Tradhëtia nuk falet kurrë, dhe këtë e ka treguar një 71-vjeçare, e cila ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë bashkëshortin e saj.
Xhelozia e Bertha Yalter u bë shkak për sulmin ndaj bashkëshortit të saj, pasi në apartamentin e tyre mbërriti një kartolinë dashurie nga një grua me të cilën ai ka patur lidhje 6 dekada më parë.
Burri është gjetur i mbuluar në gjak në disa zona të trupit ku janë gjetur dhe shenja kafshimi dhe mavijosje. Është e paqartë se çfarë shkruhej në kartolinë, por i lënduari tha se kjo e zemëroi shumë Yalter, e cila gjithashtu u përpoq ta mbyste atë me një jastëk. Yalter dhe burri i saj janë të martuar për gati 52 vjet.
