Një video e filmuar brenda një taksie që tregon një 19-vjeçar i cili qëllon me gjakftohtësi tre herë pas shpine shoferin e mjetit, ka shokuar Turqinë. I riu në fund të udhëtimit e pyet se “sa kushton rruga” dhe përpara se 44-vjeçari të përgjigjet, ai nxjerr pistoletën dhe e qëllon tre herë.
Para se të largohet ai bën sikur kërkon para në xhep dhe i thotë me sarkazëm ”221 lira vëlla”. Më pas në video, 19-vjeçari shihet duke u ulur në sediljen e pasagjerit, duke kërkuar para në taksi dhe duke i thënë 44-vjeçarit se “nuk duhet t’i besojë të gjithëve”.
Ministri turk i Shëndetësisë njoftoi se taksisti 44-vjeçar u dërgua i plagosur rëndë në spital dhe pak orë më vonë ndërroi jetë. Pasi u njoftua policia, oficerët shqyrtuan 110 orë pamje nga 70 kamera sigurie dhe përfundimisht gjetën 19-vjeçarin.