Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Reforma Zgjedhore/ Mblidhet komisioni, Rudina Hajdari: Mandati i deputetit kushton 1 milion euro

17:48 / May 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
reforma zgjedhore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Të pranishëm në komision janë anëtarët nga mazhoranca dhe opozita e re. Gjithashtu të pranishëm janë edhe të gjithë ambasadorët në Shqipëri, përfshirë të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Leyla Moses-Ones.

Në fjalën e tij, bashkëkryetari Damian Gjiknuri ka pasur një ftesë të hapur për opozitën jo parlamentare, për të dërguar vëzhguesin e tyre në këtë Komision. AI ka theksuar se opozita e ka derën e hapur për t’iu bashkuar kolegëve të tyre në çdo kohë që e mendon të arsyeshme.

“Do të vazhdojmë pavarësisht mungesës së vullnetet, kanë një karrige bosh në çdo kohë që duan të marrin pjesë. Kjo është një ftesë e hapur, edhe pse kanë zgjedhur një rrugë jo demokratike. Jam i bindur që një ditë do të ndodhë, pavarësisht nga retorika e çastit”, tha Gjiknuri.

Ndërkohë, kryefjalë e deklaratës së bashkëkryetares tjetër të këtij komisioni, Rudina Hajdari, ka qenë konsensusi politik. Ajo ka theksuar se është shumë e rëndësishme që palët të arrijnë në një dakordësi, për të realizuar reforma të rëndësishme, për të mirën e vendit. Sipas saj, duke iu referuar zgjedhjeve të kaluara, gjatë këtyre viteve, nuk ka ndodhur gjë tjetër veçse rrotacion i pushteteve. Ky rrotacion sipas Hajdarit, ka ardhur si pasojë e sistemit politik në Shqipëri, për këtë arsye është e domosdoshme ndryshimi i saj.

“Ndryshimi i sistemit politik, është i dominuar nga antikushtetutshmëria. Klasa politike nuk është e përfaqësuar vërtetësish nga njerëzit, shqiptarët janë të interesuar për këtë reformë. kjo reformë kërkon një vullnet të gjerë politik. Kemi para në dekada që komisionet nuk kanë krijuar reforma të mirë. Duke marrë parasysh sfidën e madhe, mendoj që fakti që jemi ulur këtu sot tregon që ka një konsensus të gjerë për të bërë ndryshim të sistemit aktual. Zgjedhjet e 2013,2015,2017 kanë qenë problematike dhe janë zgjidhje që janë përdorur nga partitë e mëdha si industri e riciklimit të pushtetit të tyre dhe kjo është munduar edhe nga sistemi politik. Kemi arritur në një pikë kur një mandat kushton 1 mln euro. Sot nuk mund të futesh në parlament pa pasur fonde, kemi një treg të zi të shitblerjes së votës. Ne jemi të vetëdijshëm që duket të arrijmë një konsensus politik që të gjithë shqiptarët të përfaqësohen në parlament dhe që pjesë e tij të jenë njerëz më të mirë”, tha Hajdari.

komisioni Leyla Moses-Ones reforma zgjedhore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.