Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Opozita protestë të hënën në Parlament, zbardhet skenari i “Rithemelimit”

15:05 / February 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlamenti kaos 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të hënën demokratët e drejtuar nga Sali Berisha do tu rikthehen protestave para parlamentit. Në orën 16.30 anëtarët e PD do të mblidhen para godinës së seancave plenare për të protestuar kundër mazhorancës socialiste e cila sipas tyre po shkel të drejtat kushtetuese të opozitës.

Ndërkaq brenda në sallën e seancave plenare do të protestojnë deputetët e opozitës të cilët do të tentojnë sërish të bllokojnë punimet e kuvendit. Mbledhja e së hënës i dedikohet vetëm diskutimeve për problemet e qytetarëve dhe nuk janë parashikuar ligje për tu miratuar; dhe në situatën kur demokratët do të bllokojnë foltoren mbledhja pritet të zgjasë vetëm pak minuta.

Megjithatë në kampin opozitar deputetët që do të protestojnë janë më të pakët në numër, pasi 19 ligjvënës të PD janë përjashtuar nga mazhoranca socialiste për 10 ditë e ata nuk mund të marrin pjesë as në seancën e 5 shkurtit dhe as në seancën e datës 8.

Burime pranë PD bëjnë me dije se pas protestës para parlamentit demokratët do të shkojnë në rrugën pranë shtëpisë se ish-kryeministrit Sali Berisha, ku si çdo ditë në orën 18.00 zhvillohet tubimi në mbështetje të liderit të opozitës.

Në protestat që demokratët kanë realizuar para parlamentit apo para shtëpisë së liderit të opozitës Berisha nuk kanë marrë pjesë deputetët e drejtuar nga Gazment Bardhi të cilët edhe këtë herë pritet të bashkëpunojnë me kolegët e tyre demokratë vetëm brenda sallës së parlamentit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Franca ndalon protestat në disa pjesë të Parisit dhe në Lyon

14:51 / October 22, 2026

Ndryshon ligji për investimet/ Projektligji synon diversifikimin e projekteve dhe më shumë monitorim

14:47 / October 22, 2026

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

14:42 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.