Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Berisha-Meta, janë politikisht të qartë

19:50 / February 2, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
treshja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Debati për bashkimin e opozitës mes grupeve opozitare ka humbur seriozitetin dhe tani është kthyer në një fushatë batutash dhe ironie  mes palëve.   

I pari në fakt u tall Flamur Noka. Ndërsa bëri fakt të kryer plotësimin e koordinatorëve të partisë, pa pritur negociatat me Gazmend Bardhin, tha se do priste Gazmend Bardhin të kthehej nga SHBA dhe pastaj do “bashkoheshin”. Ishte një përgjigje e hidhur për ikjen e tij në SHBA dhe qëndrimin pro SPAK dhe pro SHBA. 

Sot me sa duket ja ktheu reston Salianji. Edhe ai foli me “optimizëm” për bashkimin, por duhet të respektohen dy kritere, të kenë marrëdhënie të mira me SHBA dhe të mbështesin punën e SPAK. Tani nëse vazhdon kjo tallja kështu që të gjithë janë gati të bashkohen, por me kushte diametralisht të kundërt, grupet opozitare thjesht humbasin kohë dhe shpresë për vitin 2025. 

Gjëja e parë që ata duhet të bëjnë, dhe kur them ata kam parasysh grupet që janë jashtë PD zyrtare të Lulzim Bashës është që duhet të krijojnë një parti, të kenë një logo, dhe një emër.  Berisha nuk e bën këtë, jo se I duhet logoja e PD së Lulit. Madje e bën pikërisht se nuk I duhet logoja e Lulit, por do të duket viktimë dhe të mbaj peng Ilir Metën në koalicion me të. 

Praktikisht Sali Berisha nuk do të krijojë parti të re, jo se i ka sytë tek PD e Lulzim Bashës. Ai nuk do të krijojë parti të re pikërisht se është i bindur që nuk e merr logon e PD. Kështu ai duke u hequr si viktimë, dhe duke u futur në zgjedhje nën strehën e Ilir Metës, edhe atë e mban peng edhe grupet e tjera opozitare I poshtëron, duke I detyruar ose të futen nën kupolën e një parti Anti SPAK dhe Anti SHBA, ose të mbeten në rrugë. 

Ndaj nuk ka asnjë shans, që një grup deputetesh, të cilët nga inati I Bashës shkuan tek Berisha, ti diktojnë tani Berishës kushtet e bashkimit. Ata ose do të hyjnë në një parti antiamerikane dhe Anti SPAK, ose duhet të krijojnë partinë e tyre dhe të ftojnë njerëzit e Berishës që janë kundër Bashës, të shkojnë me ta.  

Kaq është I gjithë shansi I tyre. Ky është identiteti politik që kanë zgjedhur, të jenë dhe Anti Bashë dhe Anti Berishë dhe pro SHBA e SPAK. Kjo tallja që njëra palë thotë do bashkohemi tek Rrugoca kundër SHBA dhe SPAK dhe pala tjetër që thotë do bashkohemi tek SHQUP, pro SHBA dhe SPAK, është shaka e hidhur, e cila në kushtet dramatike ku gjendet opozita është cinizëm I tepruar për ata opozitarë që ndjehen rrugëve. 

Berisha dhe Meta janë parti origjinale në skenën politike të Shqipërisë në këto kohë, pasi ata kanë marrë pozicion të qartë politikë kundër Perëndimit dhe kundër drejtësisë së re. Mirë apo keq, ata e kanë një identitet.  

Të tjerët që duan votat e Berishës dhe kauzën antiberishë, duhet ta kuptojnë se nuk kanë të ardhme tek grupimi Berisha Meta. Nëse thonë vërtet se duan “bashkim” kanë shans të bashkohen vetëm me ata që janë pro SHBA dhe SPAK. Berishës dhe Metës nuk kanë pse u bien më qafë. Boll po “u bie” SPAK dhe SHBA dhe këta kanë mangët.

berisha meta opinion politikisht
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

36 bashki apo më shumë?

15:06 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

Përpjekja për ta bërë edhe SPAK-un organ të revolucionit

13:06 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.