Deputeti i PS, Bashkim Fino i ka kthyer përgjigje bashkëkryetares së Komisionit, Rudina Hajdari, e cila tha se në ditët e sotme një mandat kushton 1 milion euro. Ai theksoi se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Fino e ftoi Hajdarin që t’i drejtohej zyrës së financave të Kuvendit, për të marrë shpenzimet e një deputeti, shifër që sipas Finos nuk shkon më shumë se 20 milion lekë të vjetër.
“Mundohuni të jeni pak e qartë. Të lutem, mund të merrni një vërtetim nga Kuvendi, që ne deputetët nuk e kalojmë shifrën e 20 milion lekë të vjetra në vit, pra rreth 80 milion lekë të vjetra në vit në 4 vjet. Deputeti shqiptar është më i diskriminuar i rajonit. Në gojën tuaj 1 deputet- 1 milion euro, nuk është e vërtetë. Në një vit ai merr 20 milion të vjetra. Jo moj zonjë, s’ke për t’i marrë 1 mln euro “, tha Fino.