Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rikonstruktohet Qendra Rinore multifunksionale Gjirokastër, ministrja Muzhaqi mesazh rinisë: Mos hiqni dorë nga ëndrrat 

10:30 / February 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 02 04 at 10.17.45 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjirokastra do te ketë një qendër rinore multifunksionale me të gjitha kushtet për të ofruar shërbime dhe mjedise për organizimin dhe angazhimin e rinisë. Pjesë e kësaj qendre është edhe kinemaja që mban emrin e kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare dhe që i shërben mbi 10 mijë të rinjve të këtij qyteti, por jo vetëm, duke sjellë artin pranë qytetarëve.

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro njëherazi dhe drejtuese e qarkut dhe Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi vizituan ambientet e qendrës dhe diskutuan me fëmijët për punët dhe projektet e tjera të rëndësishme në shërbim të tyre.

Ministrja Bora Muzhaqi i inkurajoi të rinjtë që “të mos heqin dorë nga ëndrrat dhe dëshirat rinore dhe të ngrenë zërin e të kërkojnë gjithçka u nevojitet për realizimin e tyre”. Është shumë e rëndësishme, vijoi Ministrja Muzhaqi që “fëmijët dhe të rinjtë të ndjehen mirë, të kenë mjedise të përshtatshme për të eksploruar dhe për të shpërfaqur talentin rinor.”

Ministrja Mirela Kumbaro u ndal tek rëndësia e qendrës multifunksionale për organizimin e eventeve dedikuar të rinjve në Gjirokastër dhe sidomos te vlera historike që ka kinemaja e kësaj qendre, së cilës Ismail Kadare i ka kushtuar posaçërisht një poezi.

Për Kryetarin e Bashkisë, Golemin kjo qendër multifunksionale është një shërbim shumë i vlefshëm për komunitetin, por gjithashtu rrit ofertën turistike për turistët në zonën muzeale të qytetit duke u ofruar dhe një hapësirë tjetër për të vizituar dhe ndërvepruar me të rinjtë.

Rikonstruksioni i qendrës rinore multifunksionale Gjirokastër është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rinisë lokale dhe u mbështet nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë si pjesë e thirrjes për projekt-propozime rinore.

WhatsApp Image 2024 02 04 at 10.17.45

bora muzhaqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.