Këtë të hënë deputetët rikthehen në seancë plenare. Në rend të ditës, në seancat që vijnë pas javës së gjelbër është vetëm një çështje: diskutimi për problematikat e qytetarëve që deputeti ka hasur përgjatë takimeve me ta.
Deputetët do të shkojnë në seancë vetëm për disa minuta, pasi opozita do të vijojë bojkotin e bllokimin dhe normalitet të diskutime pritet të mos ketë. Në këtë sesion të ri opozitarët kanë protestuar me pankarta e zhurmuese, por megjithatë foltoren nuk e kanë lëshuar.
Nga ana tjetër, do të ketë edhe një protestë jashtë Parlamentit, ku do të jetë e para pa Berishën, pasi është në izolim. Protesta është thirrur në orën 17:00 dhe nga Parlamenti do të zhvendoset aty ku prej javësh është përqendruar aksioni i Rithemelimit, poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
