Bashkia e Fushë Arrëzit është e vogël, por me sfida dhe probleme të shumta. Në ”Vendi Im” me Edlira Prendin, këtë herë është Hil Curri, i cili tregon më shumë për punën e tij si kryebashkiak. Ai e nis me rininë, për të cilën thotë se tashmë nuk e shohin Tiranën si alternativë, pasi drejtohen drejt vendeve të Europës.
”Ka disa vite që largohen në mënyrë masive, dhe kjo është në gjithë Shqipërinë. Nuk ofrojmë ne gjë që ata të qëndrojmë. Jemi munduar që të mbajmë disa të rinj profesionist në zonë, por nuk ka banesa sociale dhe kjo gjë nuk na favorizon”.
Lexo edhe :
Related Posts
Çfarë mund të bëjë rinia në Fushë Arrëz? Kryetari Curri thotë se ”ka mungesë për infermierë, për mjekë, por tek industria kanë mundësi për të punuar”. Ai shprehet se pasuritë e Fushë Arrëzit janë të shumta, por qeveritë ndër vite nuk e kanë parë si vend me potencial. ”Eksplorimi ka qenë i dobët, dhe nuk e kanë ditur që ka një terren të tillë”.
Në fund të mandatit, ai thotë se do të jetë bashkia për numrin e banorëve më të pasur në Shqipëri. Kurse për bashkëpunimin me qeverinë Rama, pasi si kryetar që fitoi me logon e PD-së së Berishës, Curri thotë se nuk kanë pasur kontakte, edhe pse përpjekjet janë bërë. Po ashtu Curri komentoi edhe qëndrimin dhe letrën drejtuar kryeministrit Edi Rama, që refugjatët që do të shkojnë në Gjadër të Lezhës sipas marrëveshjes me Italinë, të zhvendosen në Fushë Arrëz.
”E para ka qenë më shumë pjesa humane, traditë e zonës sesa pjesa financiare. Nga ana tjetër me disa miq italianë e lexuam marrëveshjen, dhe e pamë që është edhe në të mirë të komunitetit ku zbatohet kjo marrëveshje. Ngjyra e tyre neve na stresoi, kur shqiptarët janë pritur nga të gjithë shtetet e botës. Nëse do të ishin nga Ukraina, do të ishin kapur të gjithë kryetarët e bashkive se kush do ti kapë”.