Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

”Vdekja” e aktores shkakton polemika të forta, një ditë më vonë hedh videon në rrjetet sociale

10:10 / February 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 02 05 100935
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Indi ka një debat mbi etikën rreth fushatave të ndryshme në internet. Shkak është bërë një postim në rrjetet sociale që njoftonte se një aktore indiane shumë e njohur kishte ndërruar jetë si pasojë e kancerit të qafës së mitrës. Postimi u publikua në vetë llogarinë zyrtare të Poonam Pandey që thoshte se 32-vjeçarja “kishte luftuar me kurajo sëmundjen”, por vdiq.

Shumë njerëz i besuan postimit. Mediat ishin të parat që e publikuan lajmin dhe brenda disa minutash rrjetet sociale ishin të mbushura me homazhe për aktoren. Mirëpo një ditë pas “vdekjes”, vetë Pandey postoi një video që thoshte se kishte gënjyer dhe se postimi në Instagramin me 1.3 milionë ndjekësit e saj ishte pjesë e një fushate në rrjetet sociale për të ndërgjegjësuar rreth kancerit të qafës së mitrës.

Pandey ka aktruar në disa filma, por është bërë sensacion si pasojë e postimeve kontroverse dhe fushatave publike.Gjatë fundjavës, postimi dhe videoja e saj nisi një debat të fortë për metodat që përdoren për të sjellë vëmendjen në një çështje kaq serioze si kanceri i qafës së mitrës. Disa e lëvduan strategjinë, por të tjetër u shokuan.

“Vdekja nuk është shaka”, shkroi një përdorues i platformës “X”, ish-Twitter. Të tjerë akuzuan median se nuk verifikuan lajmin. Sidoqoftë disa prej gazetarëve e mbrojtën vendimin për ta publikuar lajmin pasi ishte shpërndarë nga llogaria zyrtare e aktores.

Por reagimi ndaj fushatës nuk është shuar ende. Kjo i ka bërë njerëzit të pyesin nëse është në rregull që efektiviteti të tejkalojë etikën kur bëhet fjalë për krijimin e fushatave virale si kjo. Dhe nëse po, atëherë kush është përgjegjës për vendosjen e këtyre standardeve; reklamuesit, media apo shikuesit?

View this post on Instagram

A post shared by Poonam Pandey (@poonampandeyreal)

View this post on Instagram

A post shared by Poonam Pandey (@poonampandeyreal)

Poonam Pandey
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përshkallëzohet lufta tregtare SHBA-Kanada, Otava përgjigjet sot ndaj tarifave 50% për automjetet dhe çelikun

11:20 / August 25, 2026

SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

10:54 / August 25, 2026

Paralajmërim nga Moska: Fabrikat britanike të dronëve mund të përballen me sulme

10:20 / August 25, 2026

“Ndodhi dy herë, nuk mund ta duroj më”, Melania bën xhiron e rrjetit, eksperti i leximit të buzëve zbulon çfarë i tha Trumpit gjatë aktivitetit në Uashington

19:01 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.