Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deklaratat e Ahmetajt/ Baton Haxhiu: Ishin shumë të rënda politikisht, por u tregua i padinjitetshëm

22:40 / February 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
baton haxhiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deklaratat nga arratia të ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj, analisti Baton Haxhiu i konsideron si shumë të rënda politikisht, por pa asnjë provë.

I ftuar në emisionin Opinion, Baton Haxhiu u shpreh se Arben Ahmetaj u tregua pa dinjitet në këtë intervistë ku bëri deklaratat e forta.

Por sipas analistit Haxhiu, SPAK do të duhet që të veprojë pas deklaratave të tij.

“Me 3 fjalë; Ben Ahmetaj si njeri, si zv/Kryeministër dhe si njeriu i shtetit është treguar i padinjitetshëm për mënyrën se si ka folur. Duke qenë 10 vjet njeriu më i afërt i tij, nuk ka pasur guximin që në emër të Shqipërisë del dhe ju thotë votuesve për problemet. E para, nëse njeriu që ka qenë në funksionin më të lartë shtetëror për 10 vite, dhe për kaq vite ka heshtur nuk është njeri i cili mbin dhe krijon besueshmëri. Deklaratat e Ben Ahmetajt janë politikisht të rënda, shumë të rënda. Zakonisht te deklaratat e rënda njëherë heshtet deri sa të krijohet një përshtypje. Ajo që do duhej të prekej menjëherë, njerëzit e SPAK është dashur të reagojnë në disa pika. Por ai akuza të rënda i drejton kolegëve.

Amniston në njëfarë mënyre dhe hesht për 2 persona; për Belinda Ballukun të cilën e përkëdhel dhe na jep lajmin që Rama është autokrat. Ajo që është më e rënda, një njeri që ka pasur postin e zv/Kryeministrit thotë unë në momentin kur kam qenë i rrezikuar kam bërë me dije 3 shërbime. Një njeri i cili e ka të nënshkruar kodin e besueshmërisë ndaj shtetit dhe bashkëpunon me 3 shërbime, ka problem serioz me funksionin e tij publik që ka pasur dhe së paku nuk e lejon që të flasë publiksiht.

Ky e amniston veten që ka pasur qasje me inceneratorët. Historia e inceneratorëve e di ku është kush janë njerëzit. Për faktin se s’ka asnjë gjë të fshehur, Ben Ahmetaj na iluminon me dokumente ose aludon përmes dokumenteve se çfarë ka në të vërtetë në dosjen e inceneratorëve. Nën vetëdije ai tregon se ka bashkëpunuar me Këlliçin. SPAK-u duhet menjëherë të gjejë 60 milionët. Mënyra si po flet z.Ahmetaj me këto përqindje është sikur…”, u shpreh Baton Haxhiu.

Kujtojmë se Arben Ahmetaj është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për çështjen e inceneratorëve.

Arben Ahmetaj baton haxhiu deklaratat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.